MC Networking

“Gërdeci” shkon në gjykatë, Matlija: Drejtësia quhet e çuar në vend vetëm kur të zbardhet plotësisht (VIDEO)

Dorian Matlija, avokat i familjarëve të viktimave të Gërdecit, thotë se klientët e tij do ta quajnë drejtësinë të vënë në vend vetëm kur të zbardhet plotësisht ajo që ndodhi më 15 mars të 2008-s. Në studion e lajmeve të MCN përmes Skype-it, Matlija theksoi se provat tregojnë se tragjedia nuk erdhi thjesht si pasojë e shkeljes së rregullave.

Qëllimi i të gjithë të dëmtuarve nga tragjedia është të zbardhet e vërteta. Përsa i përket dënimit, është dytësore, ligji parashikon dënimin deri në 7 vjet dënim. Por futen shumë kritere të tjera në llogari. Por më e rëndësishmja mbetet zbardhja e ngjarjes. Ata do ta quajnë drejtësinë të çuar në vend vetëm kur të zbardhet ngjarja. Nuk është thjesht shkelje e disa rregullave. Ka detaje që tregojnë se ka pasur dëshirë për të shmangur çdo kosto që lidhej me sigurinë dhe të maksimizohej fitimi.

SPAK ka mbyllur hetimet për Fatmir Mediun, në atë kohë ministër i Mbrojtjes, duke ia kaluar dosjen “Gërdeci” gjykatës. Malija shpjegoi në studio arsyet e vonesës disavjeçare.  

Nuk është dashur shumë kohë për ta hetuar. Pengesa ka qenë te gjykimi. Ai mori statusin e të pandehurit në 2009. Gjykimi ka qenë i penguar për shkak të imunitetit të zotit Mediu. Kur gjërat ndryshuan, familjarët rinisën përpjekjen për të hapur gjykimin. Prokuroria e Posaçme nuk ka bërë hetime të reja, por ka ndarë çështjen në dy pjesë.

Hetimi është ndarë në dy pjesë. Shkëlqen Berisha nuk është thirrur për pjesën që ka të bëjë me Mediun, por është thirrur që person që mund të ketë dijeni nëse ka pasur korrupsion dhe pastrim të veprës penale. Pra kjo dëshmi ka lidhje me elementë të tjerë që mund të dalin tani e në vazhdim.

Matlija tha më tej se faktet tregojnë se Mediu ka shkelur vendimin e qeverisë që lidhej me demontimin.

Janë dy grupe faktesh. Ka një grup faktesh që lidhen me shpërthimin në vetvete. Një urdhër të ministrit të Mbrojtjes për zonën e demontimit. Janë dy akte të nënshkruara me vetëdije nga zoti Mediu. Më herët është kërkuar që operacioni të bëhej në Bërzhitë dhe jo Gërdec. Zoti Mediu e ka shmangur.

Mediu e ka tejkaluar VKM që lejonte të demontoheshin vetëm kalibrat e vegjël. Me urdhrin e Mediut demontoheshin predha me sasi të madhe baruti. VKM kërkonte që demontimi të bëhej nën mbikëqyrjen e FA. Zoti Mediu vendosi zëvendësimin e tyre me ndërmarrjen Meico.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
“Gërdeci” shkon në gjykatë, Matlija: Drejtësia quhet e çuar në vend vetëm kur të zbardhet plotësisht (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.