MC Networking

Milo: Kosova duhet të shkojë drejt asociacionit, por të luftojë që të jetë brenda kufijve normalë

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, për deklaratat e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç se Serbia do të shkojë drejt izolimit nëse nuk pranon draftin franko-gjerman, u ndal në takimet e përfaqësuesve të BE dhe SHBA në Prishtinë dhe Beograd.

Ai foli për takime të rëndësishme me palë të njohura dhe kanë dhënë paralajmërime të forta jo vetëm për Beogradin por edhe Prishtinën dhe duhet të plotësojnë hapjen e rrugës së një procesi normal për të shkuar drejt një marrëveshje sui generis, ose marrëveshje e ndërmjetme, që synon të shënojë progres.

Nga studio e lajmeve të MCN Tv, Milo deklaroi se marrëveshja synon që të normalizojë të paktën në një shkallë të caktuar marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe të shënojë progres në Ballkanin Perëndimor.

Fjalët e Vuçiç tregojnë se do të ketë pasoja nëse nuk pranon planin franko-gjerman. Edhe në Prishtinë zotit Kurti dhe Presidentes Osmani, i janë paraqitur të njëjtat kushte është kërkuar realizimin e asociacionit të komunave serbe.

Vuçiç ka dhënë shpresë se mund ta pranojë por me disa kushte të caktuara.

U është dhënë një lloj ultimatumi të dy palëve dhe pas kësaj mendohet të ketë një takim të nivelit të lartë mes Vuçiç dhe Kurtin në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Borrell.

Nuk e besoj se Vuçiç do të japë dorëheqjen. Është lëvizje taktike që të shfajësohet para serbëve, politikanëve etj., se Vuçiç është nga ata liderë të fortë që deri tani ka fituar një shumicë votash si autokrat që është.

E ka në stilin e vetë paralajmërimin për rreziqet dhe tani u kërkon institucioneve serbe për të arritur që të bëjnë lëshime.

Perëndimorët i pengon bashkëpunimi me Rusinë, që u minon solidaritetin dhe unionin ndaj Rusisë. Nga ana e saj, Serbia rrezikon vizat në BE dhe stanjacionin.

Perëndimorët duan izolimin e Rusisë. Ndërsa Serbia luan me pozicionin e saj, se Perëndimi nuk do ta çojë në prehrin e Rusisë.

Serbia është një lojtar rajonal dhe partnerët ndërkombëtarë nuk duan ta çojnë në një krah me Rusinë dhe Kinën.

Kosova është dhe duhet të shkojë drejt asociacionit se nuk ka rrugë tjetër, se e ka firmosur në 2013.

Tani kanë një minus të madh se është firmosur dhe dokumentet ndërkombëtare përfaqësojnë shtetin.

Kosova duhet të luftojë fortë që të arrijë një marrëveshje për asociacionin që të shmang ca rreziqe për Kosovën, që të mos ketë të drejta ekzekutive dhe të mos krijohet një shtet brenda shtetit.

Serbia kërkon maksimumin, por Kosova nuk e përjashton dot krijimin e asociacionit, por duhet të luftojë që ky asociacion të jetë brenda kufijve normalë të një institucioni sipas të drejtave kushtetuese të Kosovës.

Deklaratën e ministrit të Jashtëm Finlandez se vendi i tij është përgatitur për anëtarësim në NATO pa Suedinë, ndërkohë që Presidenti turk Erdogan shprehet i vendosur për të bllokuar Suedinë, Milo e sheh Erdogan si problematik në kuadrin e marrëdhënieve brenda NATO-s por dhe me SHBA dhe BE.

Ka një lloj tolerance nga SHBA se ka një numër çështjesh me interes të përbashkët. Turqia i duhet NATO-s, ndaj në marrëdhënie me NATO-n e di rëndësinë e vendit të tij dhe e kushtëzon.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Milo: Kosova duhet të shkojë drejt asociacionit, por të luftojë që të jetë brenda kufijve normalë | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.