MC Networking

Përmbytjet në Shkodër, banori: Uji erdhi me shpejtësi! Nuk mund të flemë se vjen era myk, shteti të na ndihmojë (VIDEO)

Familja Toka në Shkodër kërkon që shteti ta ndihmojë pasi përmbytjet e mëdha i kanë shkaktuar shumë dëme.

Në një lidhje për MCN Tv, i zoti i shtëpisë tha se uji erdhi me shpejtësi dhe se ai u mundua të shpëtonte disa gjëra, por nisur dhe nga gjendja e tij shëndetësore shumë objekte dhe orendi shtëpiake u shkatërruan. Sipas banorit, përmbytjet kanë qenë të mëdha dhe uji që kanë thithur muret nuk thahet deri në stinën e verës.

Ka qenë ora 9 e paradites, në moment sa hyra në lokal, më thirrën dy shokë dhe më thanë dil se po vjen uji me shpejtësi, erdha në moment dhe u munduam të shpetonim çfarë të mundim. Uji erdhi shumë shpejt. Kam shpëtuar aq gjëra sa munda. Kur u rrit uji erdhën forcat e ushtrisë, operativi i zonës, erdhën më ndihmuan, po s’kishin se çfarë të bënin. Disa orendi nuk mundëm t’i lëviznim, uji vjen shpejt dhe të zë. Kërkojmë ndihmën e shtetit, të na vijë të na ndihmojë, të shohë dëmin që na është bërë. Të na ndihmojnë me sa kanë mundësi. Të shohin dëmet, janë të shumta, për familjen time me dy pleq. Ne s’mundemi t’i rikuperojmë. Kam dy frigoriferë në ujë, lavatriçe. Kemi pasur pula dhe dela, po s’munda të dal nga shtëpia. Na ka kapur dhe gripi. Burrë e grua jemi me tension dhe zemër, jemi me ilaçe. Kemi dy qese me ilaçe.

Na kanë ndihmuar fëmijët, me pensionet ne paguajmë ilaçet dhe bukën. Shteti të na ndihmojë sa ka mundësi pasi nuk jam vetëm unë, shumë familje janë dëmtuar. Nuk po mund të flemë në shtëpinë tonë, vjen era myk, deri në verë kjo shtëpi nuk thahet. Kanë thithur ujë edhe muret, deri në verë nuk thahet, një derë e hoqa, dy nuk munda. Më ka ardhur nipat, më kanë ndihmuar të shpëtojmë disa orendi. Tani iku uji. Në 2011 jemi përballur si në 2011, po ka pasur ujë më shumë. Po këtë radhë uji ka ardhur më shpejt.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Përmbytjet në Shkodër, banori: Uji erdhi me shpejtësi! Nuk mund të flemë se vjen era myk, shteti të na ndihmojë (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.