MC Networking

Financimet ruse/ Mandia flet për grupin e auditit: Shkon përtej 2017-ës, në komision do të thirret edhe Basha (VIDEO)

Ish-zv.kryeministrja Ledina Mandia foli në MCN Live mbi ngritjen e grupit të auditimit brenda PD-së lidhur me financimin rus në zgjedhjet e 2017-ës.

Mandia tha se bëhet fjalë për një audit të plotë, ku do të merren në shqyrtim dokumente dhe dëshmitarë, dhe nuk do të përfshijë vetëm zgjedhjet e vitit 2017.

Ndër të tjera Mandia tha se si dëshmitar do të thirret edhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha, pavarësisht nëse e njeh apo jo komisionin e ngritur.

Në një parti ku parimi është transparenca është e rëndësishme. Për sa kohë ka akuza ndaj forcës më të madhe opozitare në vend dhe një partie të djathtë që solli ndryshimin, kuptohet që kjo është shumë e rëndë. Hidhen akuza ndaj një force politike ku populli i ka shpresat. Referuar raportit thuhet qartë që janë bërë lobime ruse. Anëtarësia e PD dhe shqiptarët kanë nevojë të bëhet transparencë, dhe një audit i plotë për financimet gjatë vitit 2017 dhe pas vitit 2017. Kjo i shërben demokracisë dhe interesave të anëtarësisë dhe shqiptarëve. Dokumentet dhe hard disqet janë marrë, por komisioni punon në bazë të rregullave proceduriale. Ka mënyra për marrjen e provave, dokumenti ka dalë diku. Ne do kërkojmë në burimet e ligjshme gjithë dokumentacionin mbrapsht. I referohem çdo lloj prove nga akte, qofshin zyrtare, jo zyrtare. Do t’i referohemi çdo burimi të provës, duke thirrur persona që kanë qenë në dijeni dhe ekspertizës së pavarur. Ne kërkojmë të bëjmë një proces të rregullt, jo që nesër të thuhet ishte vullneti i këtij apo atij për të akuzuar z.Basha! Ky raport do hartohet mbi bazën e dokumentacionit dhe provave. Demokratët kanë nevojë të dinë kush janë këto kompani offshore që bëjnë financime. Në momentin që mblidhet grupi i punës do përcaktohen edhe rregullat, rrethi i dëshmitarëve. Patjetër që edhe z.Basha do të thirret, pavarësisht vullnetit të personave për të ardhur ose jo, për ta njohur ose jo komisionin”.

Mandija ftoi të gjithë anëtarët e grupit parlamentar demokrat të bashkohen me PD, me kushtin që të mos bëjnë afera me Ramën, duke theksuar se nuk mund të mbahet një parti me letra.

Demokratët e kanë shprehur vullnetin në Kuvendin Kombëtar dhe është kuptuar tani kush është PD. Të gjithë anëtarët e grupit parlamentar janë të ftuar të bashkohen të gjithë bashkë me PD, me kushtin që të mos bëjnë afera dhe marrëveshje me Ramën. Nuk justifikohet asnjë demokrat që mund të joshet me funksione sepse do dëmtonte rëndë demokracinë. Demokratët e kanë dhënë verdiktin dhe nuk mund të mbash një parti me letra”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Financimet ruse/ Mandia flet për grupin e auditit: Shkon përtej 2017-ës, në komision do të thirret edhe Basha (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.