MC Networking

Apeli i jep pafajësinë ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza

Admir Thanza

Gjykata e Apelit Tiranë deklaron të pafajshëm ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, i akuzuar për falsifikim dhe i dënuar me shërbim prove.

Thanza u shkarkua gjatë procesit të vetingut, i akuzuar se fshehu një dënim me 40 ditë burg në Itali si dhe një gjobë prej 100 mijë liretash.

Dënimi ndaj tij është dhënë në vitin 1999, i akuzuar për vjedhjen e disa rrobave dhe produkteve estetike.

Gjykata e Apelit Tiranë, informon:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me datë 12.07.2018 i ka kërkuar Presidencës së Republikës Formularin e Vetëdeklarimit për Garantimin e Integritetit të Persona që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione Publike, plotësuar nga anëtari i Gjykatës së Lartë z. Admir Thanza, i cili dyshohet të këtë kryer veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”. Për shkak se  nuk ka deklaruar në Formularin e Vetëdeklarimit vendimin penal të Gjykatës së Pizas, Itali.

Në  Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të  pandehurit Admir Thanza, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të  “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, të parashikuar nga neni 190/1 të  K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor  Tiranë,  me vendimin nr. 1411, datë 31.05.2019 ka vendosur:

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Admir Thanza për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, të parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal dhe në baze të kësaj dispozite, dënimin e tij me 9(nëntë) muaj burgim.

-Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, Gjykata urdhëron pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin Admir Thanza për një periudhë kohe prej 18(tetëmbëdhjetë) muaj, me kusht që të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin vendor të Provës Tiranë.

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri Admir Thanza, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, deklarimin e pafajshëm për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Genti Shala dhe anëtarë znj. Emona Muçi dhe znj.Irida Kacerja, me vendimin nr. 853, datë 26.09.2022 vendosi ndryshimin e Vendimit Nr. 1411, datë 31.05.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në  këtë mënyrë:

-Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Admir Thanza, akuzuar se ka kryer vepër penale te parashikuar nga Neni 190/1 te K/Penale.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Apeli i jep pafajësinë ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.