MC Networking

Samiti, Hoti: Duhet vendim që të ketë përmbajtje gjeopolitike pasi i shërben ruajtjes së ekuilibrave në BP dhe sigurisë së Evropës (VIDEO)

Diplomati Dritan Hoti tha në studion e MCN Live se shtet historike të BE kishin mënyrat e duhura për të tejkaluar veton bllokuese të Maqedonisë në kushtet aktuale. Më tej diplomati thekson se rajoni tjetër që kërcënohet nga Rusia është Ballkani dhe jo Evropa Qëndrore.

Hoti shtoi se duhet vendim që të ketë përmbajte gjeopolitike pasi i shërben ruajtjes së ekuilibrave në BP dhe sigurisë së Evropës.  

Kjo qeverisje është ndër arsyet kryesore, është vazhdimësi e një sistemi që nuk funksionon. Sindromi i keqqeverisjes është pothuajse anologe.

Ka të meta përsa i përket funksionit institucional në Shqipëri, ka një përgjegjësi klasa politike që e kryeson. Mendësia është e njëjta, të metat janë pothuajse anologe. Shpresoj të ketë ndryshime te reforma në drejtësi.

E dyta është problemi i bullgarisë. BE që përbëhet nga një shpurë diplomatësh.

Jam i mendimit që shtete historike kishin mënyrat e duhura për të tejkaluar veton bllokuese të Maqedonisë sidomos në kushtet aktuale. Nëse Rusia që është 80% evropiane po destabilizon veriun e Evropën, rajoni i dytë i kërcënuar nuk është qendra e Evropës. Rajoni që kërcënohet është Ballkani.

Duhet bërë një gjest që do i shërbejë sigurisë në Evropë. Liderët e Ballkanit Perëndimor nuk marrin dot masa në unison. Rreziku rus është konkret. Supozoni nëse Rusia do të ishte e suksesshme në pjesën lindore të Ukrainës, do të ishte elektrizuese për pjesë të popullsisë. Duhet vendim që të ketë përmbajte gjeopolitike pasi i shërben ruajtjes së ekuilibrave në BP dhe sigurisë së Evropës.  

Është e rëndësishme një akordim i statusit kandidat dhe e ka në dorë elita e fuqishme e vendeve evropiane, nuk është çështje strikte e Bullgarisë.

Hoti tha se shtyrja e liberalizimit të vizave të Kosovës është bërë e pakuptimtë. Diplomati tha më tej se në  Evropa e lë Kosovën të lëngojë, nuk do të humbë vetëm Kosova apo rajoni ynë, por do të jetë një problematikë e rrezikshme për kontinentin e vjetër.

Qëndrimi gjerman është favorizues për Kosovën dhe kjo lidhet dhe me perceptimin evropianist të Gjermanisë.

Shqipëria vuan simptomat e keqqeverisjes. Serbia është më e avancuar e ka toleruar Evropa. Sindroma të njëjta i hasim në të gjitha Evropën juglindore, dhe në Bullgari.

Sfida e rajonalit përkundrejt globalit, në pjesë të ndryshme të rajoneve të botës ka kurdisje krizash. Nëse Evropa e lë Kosovën të lëngojë, nuk do të humbë vetëm Kosova apo rajoni ynë, por do të jetë një problematikë e rrezikshme për kontinentin e vjetër.

Diplomacitë kombëtare evropiane janë të shqetësuar për mënyrë si u zgjidh çështja shqiptare.

Shtyrja e liberalizimit të vizave të Kosovës është bërë e pakuptimtë.

Hoti tha se Rama bën gabime në arsyetime dhe në koordinime qëndrimesh. Më e qëllimshmja ose më e gabuara është koordinimi i qëndrimeve me Vuçiç dhe Kovaçevskin.

Rama bën gabime në arsyetime dhe në koordinime qëndrimesh. Më e qëllimshmja ose më e gabuara koordinimi i qëndrimeve me Vuçiç dhe Kovaçevskin.

Serbia nuk kishte pse bashkëngjitej me reagimin e Ramës, ndodhet në një stad tjetër, ka një orientim të ndryshëm të politikës së Jashtme. Ishte e pakuptimtë të bashkëngjitej dhe Vuçiç për mos hapjen. Rama dhe kryeministri i Maqedonisë mund të kishte një reagim, Vuçiç jo.

Po flitet për një devijacion të Shqipërisë në integrim. Nuk mendoj se Rama ka kapaciatet apo duart e zgjidhura ta orientojë apo që rruga e kalimit të jetë nga Beogradi. Rrugët mbikëqyren nga SHBA dhe nuk e lejojnë Ramën edhe po të dojë, nuk e lejojë të zgjedhin atë rrugëtim. Shqipëria është në mbikëqyrje.Në Shqipëri ka ndodh një integrim gjeostrategjik, por duke pasur në krye të punës njerëz të paqartë, Rama dhe Berisha në të shkuarën. Është krijuar një situatë ambiguitet. SHBA nuk i lejon këtë liderë nëse kanë vullnet të heshtur ta zhvendosin Shqipërinë nga kjo rrugë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Samiti, Hoti: Duhet vendim që të ketë përmbajtje gjeopolitike pasi i shërben ruajtjes së ekuilibrave në BP dhe sigurisë së Evropës (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.