MC Networking

Elezi: "Fajin" kryesor të kandidimit tim e ka pasur Kulluri! Vokshi si Gjiknuri, i bën tërmet zgjedhjeve në PD

Ish-kandidati i për kryetarin e PD-së, Ibsen Elezi tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se vendimi për dalë përballë Saliberishës ishte vazhdimi i një rrugëtimi 5-vjeçar.

Fajet kryesore të kandidimit tim e ka Kulluri. Ne që ishim zë opozita, mbetëm dy persona të një rrugëtimi 5-vjeçar. Problemet në 2017 janë prezente edhe sot. Në themel ne kemi qenë një grup që kemi pas një aksion të vazhdueshëm, aq sa na është dhënë mundësia. Ishte vazhdimi i një rrugëtimi, para se të jetë garë personale.

Po të bie në këtë nivel arsyetimi, me protagonizëm personal i kishim fut një marrëveshje me Bashën dhe kishim marrë një post, nuk ka lidhje me protagozizmin. Nëse një parti është pa një bosht nuk ka kuptim të bësh karrierë. Ti do kërkosh të jesh ekip e pastaj të kërkosh protagonizëm.

Ta ndajmë modelin e ri nga modeli i vjetër.

Nga kush, nga cilët. Ato dy ditë nuk i kanë rënë telefonit fare. Unë e kam dorezuar vendimin në orën  11 e gjysëm të shtunën. Pas aktit të turpshëm të KK të PD, KAM dorëzu dokumentin në shenjë reagimi, Të shtunën kam dorëzuar diokumentet dhe pas 48 orësh është njoftuar kandidimin. Këto trillime, janë show. Ka qenë reagim. Kur dikush tenton të vrasë opozitën dhe nuk reagon është turp.

Elezi tha se se nuk mund të vihej si kryetar i këshillit Kombëtar një person që ka vjedhur vota.

Zgjidhet kryetar i Këshillit Kombëtar një person që ka pranuar që ka vjedh vota. Ajo që ndodhi çdo studio duhet ta kishte temë. A duhet të reagoja unë? Reagova.

Të fola për një akt konkret.

Elezi tha se gara ishte e pabarabartë në start dhe se ai i kishte drejtuar disa kërkesa ku një ndër to ishte heqja e Albana Vokshit nga komisioni pasi ashtu siç thoshte Gjiknuri që ia ka bërë tërmet me votat e zgjedhjeve të përgjithshme ashtu dhe Albana Vokshi ka bërë në PD.

Unë mora 2600 vota, 6%. Kam një dosje, jo vërejtje. E para është procesi deri në ditët e votimit. Procesi ka ca rregulla bazike. Gara e lirë në kushte barabarta që do të thotë në start të jemi njëlloj. Koha nuk ë htë e mjaftueshme. Kandidati tjetër e kishte kryer fushatën e tij, mua mu dha kohë më e vogël se  Lulzim Bashës. Listat. Kishte një detyrim statutor nga 11 dhjetori. Deklarohet që listat kihin gabime. Statuti i PD për të mos pas gabime i verifikon në bvazë nuk u kryes si proces. I kam kërkuar. Hajde ulemi rregullojmë listat. Për këto kam qenë i përgatitur. Kam kërkuar debatin në struktura. Unë e kam kërkuar debatin në mënyrë të vazhdueshme, Berisha nuk ka pranuar. I kam thënë që duhet të debatrojmë idetë. Sistemi e ka shmang debatin, e kanë hequr për të fut si rregull servilizmin. Kërkova të mos jetë Vokshi pasi për të dhe për 7 të tjerë depozitova një kërkesë që duhet ti ndërpritet rrugëtimi politk pasi kanë vjedhu vota. Ajo isjte zëvëndësja e Eminit, tani ishte stërvit. Unë i kam thënë nuk e kam hallin me Albanën, e kam me fenomenin, i thashë nëse ti pranon që Gjiknuti ja bën tërmet procesit zgjedhor në PD dhe kjo ja bën tërmet zgjedhjeve në PD.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Elezi: "Fajin" kryesor të kandidimit tim e ka pasur Kulluri! Vokshi si Gjiknuri, i bën tërmet zgjedhjeve në PD | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.