MC Networking

Kurmekaj: 80% e delegatëve të degës nr.6 në Tiranë mbështesin Berishën

Sekretari Organizativ i degës nr.6 në Tiranë, Florin Kurmekaj në një intervistë përmes “Skype” në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, u shpreh se 80% e delegatëve të degës së Kombinatit mbështesin kuvendin e datës 11 dhjetor.

Kurmekaj u shpreh se 58 prej delegatëve kanë autorizuar që emrat e tyre të bëhen publikë, ndërsa pjesa tjetër nuk kanë pranuar pasi janë të punësuar në shtet dhe privat.

“Statusi i djeshëm nuk ka nevojë për reagim për anëtarët e degës së Kombinatit. Reagim ndaj delegatëve të kombinatit që kanë vendosur ti bashkohen kuvendit 11 Dhjetor. Deklarata e zotit Basha është një ofendim, zhgënjim, duke thënë që nuk janë delegatë.

Ndër personat që kemi mbledhur firma, mbështetja në degën 6 është nga 82 delegatë me të drejtë vote kanë firmosur 65 prej tyre. Që i bie 80%.

58 prej tyre kanë autorizuar që emrat e tyre të bëhen publikë, disa të tjerë nuk kanë pranuar pasi janë në shtet dhe në privat.

Zhgënjim janë humbjet e njëpasnjëshme, betimet që bëri dhe kurrë nuk i mbajti. Zhgënjim më të madh se mohimi për demokratët nuk ka. Na ka mohuar punën, mbështetjen që i kemi dhënë gjithë këto vite.

E thashë me bindje të plotë 80% kanë vendosur për mbledhjen e kuvendit. Ai ka fare lehtë të bindet të shkojë të verifikojë votat dhe do i vërtetojë.

Zhgënjim që nuk e përmenda është dhe largimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar.”, u shpreh Kurmekaj.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Kurmekaj: 80% e delegatëve të degës nr.6 në Tiranë mbështesin Berishën | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.