MC Networking

‘Buxheti’, Ahmetaj: Pozitive marrja e borxhit me afat 10-vjeçar. Tabaku: Pranoni propozimin për uljen e TVSH në 6%

Zv.kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj teksa fliste për buxhetin e vitit 2022 në parlament, u ndal në pikat kryesore të tij. Ai tha se në buxhet, një nga aspektet më pozitive është dyfishimi i ndihmës ekonomike.

Digjitalizimi sipas tij, por edhe rindërtimi, janë disa nga aspektet e tjera pozitive, e që qeveria është duke punuar. Sa i përket marrjes së eurobondit, Ahmetaj tha se është pozitive fakti që kanë marrë një borxh të huaj me afat 10-vjeçar. Sipas Ahmetaj, kryefjala e këtij buxheti do të jetë infrastruktura, dixhitalizimi dhe mbështetja për familjet në nevojë

Momenti i diskutimit të buxhetit bëhet menjëherë pas daljes së Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare për një shumë prej 600 e ca mln euro. Kur diskuton pozita dhe opozita për buxhetin, kanë të mirat dhe elementët social, infrastrukturorë dhe fiskal që mund të gjykohen për mirë, nga ana tjetër për jo mirë. Shqipëria shënoi një rekord për daljen afatgjatë, sepse është hera e parë që marrim një eurobond me afat 10-vjeçar. Tërmeti dhe pandemia kanë lënë gërvishtjet afatgjata në fytyrën e një ekonomie, por mënyra se si jemi zgjeruar, tregon se kjo mazhorancë dhe Shqipëria vetë ka arritur një maturim në fiskal.

Përgjegjshmëria fiskale është e konsoliduar sidomos vitet e fundit. Buxheti që kalojmë sot, ia vlen të diskutohet me përgjegjshmëri në mënyrë që të transmetojmë te qytetarët atë që përcjell ky buxhet. Buxheti ka disa kryefjalë, e para është ajo në ndihmë të familjeve në nevojë. Megjithëse rifituam të gjitha vendet e punës pas pandemisë, sërish menduam që shtimi i paketës për të papunët është i rëndësishëm. Brenda paketës sociale janë disa elementë që kanë të bëjnë me fëmijët dhe rininë. Pjesa tjetër është infrastruktura kritike.

Këtu futet blloku kryesor i investimeve publike. Në respekt të asaj që thotë opozita, 80% borxhi publik normal që është i lartë. U zgjeruam si 100 vende e kusure. Janë 100 vende që janë zgjeruar, edhe Gjermania ka shkuar në 80% të borxhit publik. Ne kemi nisur të ringrihemi. Unë mendoj se po rritemi me shpejtësi dhe arsyeja pse po rritemi janë 2, është kujdesi i qeverisë dhe praktikisht e gjitha vibrancë ekonomike që reflektohet në rritjen e importeve, eksporteve dhe konsum. Digjitalizimi është një nga kryefjalët e këtij buxheti. Po kalojmë në një revolucion digjital. Sot, 94% e shërbimeve publike janë online.

Buxheti mbështet disa sektorë, midis tyre dhe bujqësia. Ky debat ka rezultuar në një vëmendje të madhe të të gjitha palëve. Shifrat tregojnë që vëmendja ka funksionuar. Është mbi 100 % rritja e eksportit. Peshkimi ka bërë revolucion në vetvete. Është koha ta mbështesim.

Te pjesa e rindërtimit dhe pandemisë, po e mbyllim në krye të një viti maksimumi rindërtimin. Është bërë punë e madhe, e shpejtë. Disa fjalë edhe për paketën fiskale. Paketa fiskale furnizon atë moto, atë logjikë politike që mazhoranca ka pasur. Kush fiton më shumë do të paguajë më shumë. Taksa progresive ka rezultuar balancuese për të ardhurat. Nëpërmjet taksës progresive kemi bërë të mundur rritjen e të ardhurave dhe kemi ngarkuar qytetarët më pak me taksa.

Nga ana tjetër Partia Demokratike ka çuar amendament për ligjin e TVSH ku kërkon uljen e saj nga 20 % në 6 %, ku deputetja Jorida Tabaku tha se do të përfitonin 659 mijë individë.

Të nderuar fermerë që keni protestuar me dinjitet, megjithëse sillni propozime kurrë nuk jeni dëgjuar. Unë pas 9 vitesh në këtë parlament e kam të vështirë të ndaj situatën ireale të qeverisë dhe atë që po ndodh sot jashtë. Unë jam këtu për të propozuar një amendament për TVSH-në.

120 amendamente ka prezantuar PD në 9 vite. Unë nuk besoj se situata mund të korrigjohet, por duke pasur parasysh rritjen e çmimeve të shportës, PD gjykoi propozimin për uljen e TVSH-së nga 20 në 6%.

PD kërkoi dy muaj më parë interpelancë. Ka një tendencë për rritje çmimesh edhe produktet e tjera, jo vetëm të shportës. Masa për TVSH-në do të kishte ndikim te 659 individë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
‘Buxheti’, Ahmetaj: Pozitive marrja e borxhit me afat 10-vjeçar. Tabaku: Pranoni propozimin për uljen e TVSH në 6% | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.