MC Networking

Tërshana: Ekspozimi i fëmijëve në media është ulur me 5% në 5 vitet e fundit (VIDEO)

Autoriteti i Mediave Audiovizive vendosi këtë të mërkurë se do të ndërhyjë në legjislacion për të rishikuar “Kodin e Transmetimit” me qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e papërshtatshme dhe siguria në media.

Për të diskutuar në lidhje me legjislacionin për Kodin e Transmetimit televiziv me qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga emisionet e papërshtatshme, e ftuar në studion e MCN TV ishte Elma Tërshana, drejtore ‘Observatori’ për të drejtat e Fëmijëve dhe të rinjve’’.

Tërshana u shpreh se media duhet të mbrojë interesin e fëmijës dhe bazuar në studimet e kryera së fundmi vihet re se 60% e mediave në formë direkte apo indirekte bëjnë me dije identitetin e fëmijës ndërkohë që s'duhet ta zbulojnë atë.

Ndërkohë një përmirësim është vënë re që prej 2016 në vendin tonë, ku nga 60% që ka qenë ekspozimi i fëmijëve në media, tashmë është ulur në 55%.

Znj. Tërshana, nga njëra anë ne duhet të mbrojmë dhe garantojmë lirinë e shprehjes, por në të njëjtën kohë duhet të mbrojmë fëmijët nga çdo lloj ndikimi i mundshëm që mund të vijë si pasojë e ekspozimit të tyre në internet dhe median sociale. Si mund të arrihet kjo?

Mesi është gjithmonë i artë. Media duhet të mbrojë interesin e lartë të fëmijës. Të jenë të sigurt Angazhimi dhe rezultatet e deritanishme, po të shikosh mediat ditën e sotme vlerësohen hapat e gazetarit si e bën një artikull për fëmijën. Sot ndryshon zëri dhe disa elementë, kanë krijuar një përmirësim. Në studimet vihet re 60% në formë direkte apo indirekte bëhet me dije identiteti i fëmijës.

Për të qenë optimistë, për shembull në 2016, 60% ka qenë ekspozimi i fëmijëve, ndërsa në vitet e tanishme 55%.

Sot u njoftua se Autoriteti i mediave audiovizive do të ndërhyjë në legjislacion për të rishikuar kodin e transmetimit me qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e papërshtatshme dhe siguria në media. Sa kohë do të duhet?

Koha është agjenti i artë, kam frikë semos bëhem pesimiste dhe në 5 vite kemi vetëm 5% përmirësim dhe ndoshta ndërhyrja në kodin që kërkon AMA është elementi i duhur për të realizuar të drejtat e fëmijëve. Duhet të jenë shumë agjentë që të bashkëpunojnë. Vetëm 3% e medias arrin të bëjë elementin e edukimit për zgjidhjen institucionale.

Fëmijët janë më të pambrojturit, pikërisht fëmijët duan mbrojtje. Sado i rëndësishëm të jetë lajmi, nëse kemi prekur identitetin nuk e kemi bërë punën tonë.

Në studimin tuaj ju prekni edhe çështjen e videoklipeve muzikore. Për të kaluar përtej rrafshit të konstatimit: Cilat janë rastet më flagrante nëse mund të themi dhe si është vlerësuar prej jush ndikimi i këtyre materialeve?

Gjithçka ka të bëjë me portretizimin e fëmijëve në media që është kryer në bashkëpunim me UNICEF, dhe kemi dalë në këtë formë angazhimesh.

Nga të gjithë studimet, është vërtetuar që sjelljet në videoklipe imitohen. Dhe fjalët e këngëve, 1-10 këngë ka përmbajtje jo etike. Një këngëtar bëhet idhull dhe mbjell sjelljen te adoleshentët.

 Ju thoni: Gazetarët duhet të angazhohen në maksimum për të mbrojtur interesin më të lartë të fëmijës. Si mund të përkthehet kjo në praktikë pune?

Të ndjekim p.sh planet e Alan Kurdi, fëmijës së mbytur në brigjet turke: në kontekstin rregullues që ju propozoni këto pamje duhen transmetuar? Kemi një tragjedi që duhet zbardhur dhe ne e dimë se një fotoja është sa 1000 fjalë?

Fotot nëse do ti lexonim në shumë këndvështrime, fakti nuk ka lidhje me fotot. 60% e lajmeve nuk kanë lidhje me titullin dhe foton që shoqërojnë lajmin. Një element tjetër është abuzimi i fëmijëve, i cili mund të ketë ndodhur në 2-5 ditë dhe është analizuar 2 javë në media.

Ndalemi së fundi edhe tek spotet publicitare. Nuk ka një ligj rregullator për spotet, por as filtra. Por duket se është vetë shoqëria që bën një kontroll të tillë apo dhe zgjedhje.

Përsa i përket reklamave, u evidentua që edhe momentet kur bëhen reklame dhe përdorin fëmijët në fokusin te fëmijët. Kishte elementë që dhe kur bëhet reklama ujit të shikohet mundësia të mos jetë fëmija i ekspozuar. Pra etika duhet të gjejnë interesin e përbashkët më të mirë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Tërshana: Ekspozimi i fëmijëve në media është ulur me 5% në 5 vitet e fundit (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.