Nën drejtimin e makinës dhe me volumin e ngritur deri në maksimum, duket se e shoqërojnë çdo ditë në zyrë ku jep vendimet e drejtësisë kryegjyqtarja e Elbasanit, Enkleida Kapedani. Në videot e siguruara nga MCN, por të hedhura në Tik-tok nga Kapedani, duket që kjo e fundit nuk e fsheh dot talentin e saj përsa i përket të bukurës dhe të të kënduarit.
Muzika qe ë shoqëron në makinë Kapedanin është e ndryshme, ndërsa dominojnë ato këngë ku shprehet dashuria, apo “pasioni” për armët.
Teksa në sfond e shoqërojnë këngët me zë të lartë, kryegjyqtarja kapedani nuk nguron të filmojë veten duke performuar në kërcim. Për më tepër, gjithë shfaqjen e tregojnë videot më poshtë.
0 Comments: