MC Networking

Plagoset me armë 27-vjeçari në Velipojë

Foto ilustruese

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Velipojë.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Emiljano Paloka, është qëlluar me armë zjarri. Ende nuk dihen detaje mbi shkaqet e plagosjes së tij, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë.

Sakaq, i plagosuri Emiljano Paloka, është dërguar në Spitalin e Shkodrës dhe po i nënshtrohet një operacioni.

Shkodër/Informacion paraprak 

Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve  Velipojë, në  rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes  dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në  vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe  identifikimin e autoreve.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Plagoset me armë 27-vjeçari në Velipojë | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.