MC Networking

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, humb jetën një person

Vlorë- Një 75-vjeçar ka humbur jetën pasditen e kësaj të marteje pasi banesa ku ai jetonte u përfshi nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 nëntori” në Vlorë, pranë shkollës së muzikës.

Bëhet me dije se Guri Resulaj nuk ka mundur të dalë nga banesa për shkak se ishte tetrapkegjik. I moshuari ka humbur jetën nga djegiet e shumta që ka pësuar.

Dyshohet se shkak i zjarrit mund të jetë bërtë një shkëndijë elektrike ose një cigare e lënë e ndezur nga vetë 75-vjeçari.

Gazetari Edi Ruçi tha përmes një lidhje telefonike me studion e lajmeve të MCN se problematikë kryesore në qytetin e Vlorës janë bombolat e gazit që qytetarët i blejnë të pakontrolluara.

Problematikë shpeshherë janë bombolat e gazit. Qytetarët i blejnë në mënyrë të pakontrolluar,  i përdorin për muaj me radhë dhe nuk i kontrollojnë në vazhdimësi.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, humb jetën një person | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.