Organizimi i protestës së opozitës, për analistin Neritan Sejamini, është humbje kohe dhe energji në momentin që gjendet ajo.
Në studion e “Të pa ekspozuarit”, Sejamini, vlerëson se ata duhet të mobilizohen në organizim të përgatitjes se zgjedhjeve sesa të merren me mbushje të shesheve.
Unë mendoj se protestat janë humbje kohe dhe energjie për PD-në.
Të gjithë mobilizohen për të organizuar protestë dhe pastaj heshtin dhe pastaj bëjnë një protestë tjetër.
Zgjedhjet dhe politikanë janë pragmantiste. Opozita gëzohet sa njerëz mblodhëm, sikur është arritje. A shto kjo ndonjë votë? A është hap përpara? Ka një realitet alarmant për opozitën. Ndërkohë që ju punoni të mbushni sheshin, Edi Rama ka dalë në terren për zgjedhje.
Opozita po i bën kurth vetëvetes. Qëllimi i vetëm i një partie politike është të fitojë zgjedhje, cdo minutë e harxhuar për këto protesta, është kohë e humbur kot. Një vit para zgjedhjeve opozita po humbet kohë dhe energji në gjëra që nuk shtojnë vota.
0 Comments: