MC Networking

Heqja e amnistisë penale në Kuvend/ Bardhi për deklaratat e Manjes: Kur gënjeshtra u doli sheshit na akuzuan neve që gënjejmë!

Deputeti Gazment Bardhi i ftuar sot në emisionin “Të pa ekspozuarit” në MCN tv, sqaroi faktin se pse në përfundim të seancës plenare sot u bë heqja e amnistisë penale nga rendi i ditës, me kërkesë të PS.

Bardhi tha se PS u tërhoq pasi nuk arriti dot pazarin, bazuar në deklaratat e ministri të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Duke iu përgjigjur ministrit Manja që sot e akuzoi gënjeshtar kur deklaroi se amnistia synon të amnistojë zyrtarët e korruptuar, Bardhi tha se grupi parlamentar i PS-së ka hequr dy ndalesat e ligjit për zyrtarët e dënuar nga hetimet e SPAK-ut.

Manja e ka nga eksperienca, që po gënjeve një herë dy herë dhe tre herë, kthehet në karakteriale. Me sa duket ministri Manja e ka karakteriale.

Ka kohë që kuvendi është shndërruar në organ që nuk i trajton ligjet në dobi të qytetarëve, por vetëm ligje me porosi në dobi të një grushti njerëz. Për shkak se nuk arritën dot pazar e tërhoqën amnistinë, nga një pr.ligj humanitar nga ku do duhet të përfitonin qytetarët e zakonshëm që ndodhen në burg, e shndërruan në ligj për të amnistuar ministra, kryetarë bashkish e drejtorë të korruptuar. Mbetet e papranueshme, tentuan të mashtronin opinion publik duke ia faturuar opozitës. U tërhoqën nga pr.ligji që e kishin miratuar në komisione me procedurë jo transparente.

Drafti ka patur atë që ka qenë gjithmonë në amnistitë penale, që zyrtarët dhe subjektet pjesë e hetimeve dhe gjykimeve nga SPAK dhe GJKO, nuk përfitojnë amnisti.

U keqpërdor një amendament i një kolegu ynë, për 24 orë ngatërruan dynjajë duke e shitur si amendament të opozitës. Kur gënjeshtra i doli sheshit, tani na akuzojnë se gënjyem ne.

Dy ndalesat e draftit fillestar janë hequr.  Nuk ka asnjë arsye të gënjejmë për këtë.

Kemi thënë se në parim e mbështesim amnistinë, nëse Kuvendi do të funksiononte në një normalitet, do ta votonim.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Heqja e amnistisë penale në Kuvend/ Bardhi për deklaratat e Manjes: Kur gënjeshtra u doli sheshit na akuzuan neve që gënjejmë! | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.