MC Networking

Fraksionet brenda PD? Bardhi: Nuk kemi hyrë në këto diskutime. Bashkimi jonë ka vetëm një javë që ka ndodhur

A po krijohen apo jo fraksionet brenda PD, në mënyrë që secili të ketë autonominë e vetë. Kjo është pyetja që mëto ti jap përgjigje deputeti Gazment Bardhi.

I ftuar në emisionin “Të pa ekspozuarit” në MCN tv, Bardhi insistoj në faktin se deri ë tani nuk është hyrë në ato diskutime, teksa kanë vetëm një javë që ndodhi bashkimi dhe se sipas tij, vitalizimi dhe ngritja e PD-së, janë synim i momentit.

Nuk kemi diskutuar dhe nuk do te jemi fraksion, për një arsye të thjeshte sepse nuk ka një traditë brenda partive politike në Shqipëri për fraksionet dhe rregulla mbi fraksione dhe mënyrat e funksionimit brenda partisë do të merreshin aq sa kohë kemi ne deri në zgjedhjet e ardhshme dhe kjo do të ishte në dëm të partisë. Dhe padyshim do të respektojmë njeri tjetrin dhe secili mendimin ndryshe brenda partisë do të jenë edhe i përfaqësuar qoftë në strukturat e partisë.

Është një eksperiencë e re, e panjohur fraksioni, tek e cila do të hyni për here të parë dhe do të merrte aq shumë kohë sesa për te forcuar PD.

Ky është fokusi në teren, aty ku janë qytetarët, dhe të leme debatin se çfarë posti do ketë Gaz Bardhi në PD ose dikush tjetër, sepse beteja a atyre ne shesh nuk është bërë për të siguruar poste.

 Ideja ështe e bashkimi jonë ka një javë që ka ndodhur, e gjithë energjia ka qene tek organizmi i protestës, tani do nisim vitalizmin dhe ngritjen e PD, ekipin, alternativën dhe do bëhemi gati për zgjedhje.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Fraksionet brenda PD? Bardhi: Nuk kemi hyrë në këto diskutime. Bashkimi jonë ka vetëm një javë që ka ndodhur | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.