MC Networking

Vizita e Blinken, Kikia: Takimi me Dumanin demonstron vazhdimësinë e mbështetjes për SPAK (VIDEO)

Gazetari Mentor Kikia tha në studion e MCN Live se vizita e Blinken në Shqipëri është shumë e rëndësishme.

Kikia theksoi se është zgjedhur Shqipëria për të dhënë mesazhe në lidhje me rajonin.

Sipas Kikisë, zgjedhja e Blinken-it për të takuar Dumanin, dëshmon mbështjen e SHBA-ve për SPAK-un dhe për të dhënë mesazhin që askush nuk duhet t’i vendosë shkopinj nën rrota kësaj strukture.

Është dëshmi e faktit që Shqipëria konsiderohet si një partner për SHBA-të, por mbi të gjitha jemi ne ata që dëshmojmë mbështetjen për SHBA-të që përtej ulje-ngritjeve është e rëndësishme gati-gati në kufijtë e ekzistencializmit, jo vetëm për shkak të historikut të kaluar, por edhe aktualitetit. Ka përpjekje për të bërë bilance se kush ka dhënë më shumë para në Shqipëri, BE apo Gjermania, apo SHBA-të, po nuk mendoj se kjo është aritmetika për të bërë vlerësim.

SHBA-të kanë kontribuar në shumë drejtime. Vizita e sekretarit është në nivel makro, shumë e rëndësishme. E shoh si vizitë në rajon, se Shqipëria mund të jetë zgjedhur për shkak të zhvillimeve, për të dhënë disa mesazhe. Serbia vend problematik, në RMV po zhvillohen zgjedhje. Është zgjedhur për të dhënë mesazhe në lidhje me rajonin.

Takimi me Dumanin është risi pasi kryeministri është në axhendë pa dyshim. Takimi me Dumanin për mua ndodh jo thjeshtë për të demonstruaar atë që SHBA-të kanë bërë me reformën në drejtësi, por për të dëshmuar vazhdimësinë e kësaj mbështetje në një kohë që SPAK-u nga opozita anatemohet nga opozita si organizatë kriminale.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Vizita e Blinken, Kikia: Takimi me Dumanin demonstron vazhdimësinë e mbështetjes për SPAK (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.