MC Networking

Soko: Blinken nuk e sheh rrezikun te retorika e Berishës për SPAK-un, por tek lëvizjet e Ramës (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion e MCN Live se vizita e Blinken në Shqipëri ka impakt dhe në mikromjedisin politik shqiptar.

Duke vijuar më tej, Soko tha se zgjedhja e Blinken-it për të takuar Dumanin jep mesazhin që besimi në SPAK duhet të jetë absolut.

Më tej, Soko theksoi se rrezikun Blinken nuk e sheh te retorika e Berishës për SPAK-un, por tek lëvizjet e Ramës.

Ka impakt dhe në mikromjedisin politik shqiptar. E shoh të rëndësishme axhendën e ngushtë të Blinken. Në version final kanë prevaluar dy takime, një me kryeministrin, takimin formal që duhet të bëjë dhe tjetri që përbën thelbin e të gjithë impaktit në mikromjedin është zgjedhja e takimit më Dumanin që është kryetari. Këtë e lexoj si mbështetje të plotë, është për të na treguar neve që mbështetja është maksimale.

Fakti që vjen e takon është për të na treguar që besimi tek SPAK duhet të jetë absolut, përtej insuimeve që mund të krijojnë banaqet politike.

Rrezikun Blinken e sheh te lëvizjet e Ramës që po përpiqet që nëpërmjet forcës së pushtetit dhe të kartonëve fillon dhe laton rrugën e SPAK-ut, të fillojë t’i japë drejtim ndryshe

Edhe Rama këtë interes të madh për të ndërhyrë te puna e SPAK nuk e ka se janë kapur ca bashkëpunëtorë, por duket se steka e SPAK do të jetë shumë lart.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Soko: Blinken nuk e sheh rrezikun te retorika e Berishës për SPAK-un, por tek lëvizjet e Ramës (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.