MC Networking

Mbledhja e grupit të PD, Kume: Hap i shtuar për zgjedhjet e 2025, fokus bashkimi i dy grupimeve (VIDEO)

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike mblidhet në orën 15.00 të ditës së sotme, ku pas dy vitesh për herë të parë në selinë blu do të shkojë Gazment Bardhi bashkë me deputetët që e mbështesin.

Gazetari Mariglen Kume raporton për edicionin e lajmeve në MCN TV, se kjo mbledhje është hap i shtuar për tu bërë gati për zgjedhjet e 2025 dhe kjo nis fillimisht në mbylljen e problemeve të grupit të PD.

Në shërbim të kësaj është edhe mbledhja e grupit të PD, që për herë të parë që nga 2022 grupi i deputetëve që mbështesin Bardhin do zhvillojnë mbledhjen në selinë e PD.

Fokusi është bashkimi i dy grupimeve, për të vijuar takimet në terren, për organizimin e protestës së 20 shkurtit de më pas nisja e përgatitjes së strukturave për vitin 2025.

Ndërsa kjo mbledhje vjen fill pas kthimit të Gazmend Bardhit nga vizita e tij në SHBA, Kume thotë se synimi është që Shqipëria të ketë një opozitë funksionale dhe përderisa zoti Berisha ndodhet në një masë sigurie.

Thirrjet dhe brenda grupit të PD, është që opozita të ngrejë një qeveri në hije dhe të mos përqendrohet tek një individ.

Kjo filozofi bën që të ketë një qasje më të zbutur të zotit Bardhi ndaj zotit Berisha.

SHBA-të nuk do të uleshin të bënin negociata me një qeveri me në krye zotin Berisha.

Është artikuluar shumë që të ketë një lidership të ri, edhe në diskutimet që bëjnë deputetë të caktuar të PD, ka pasur dhe propozim të aleatëve për federatën opozitare, për forcimin e opozitës dhe mos përqendrimin e opozitës tek një individ.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Mbledhja e grupit të PD, Kume: Hap i shtuar për zgjedhjet e 2025, fokus bashkimi i dy grupimeve (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.