MC Networking

Detaje nga atentati në Kurbin/ Dyshohet se autorët janë vrasës me pagesë nga zona e Krujës (VIDEO)

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i dy ditëve më parë në Kurbin ku mbeti i plagosur pronari i një kompanie inertesh Ardian Gjeloshi dhe u vra ekonomisti i kësaj firme Selman Mihana.

Korrespondenti i MCN Tv, Jul Simoni në një lidhje telefonike me MCN Live bëri me dije se ditën e djeshme janë gjetur 2 makina të djegura (të cilat dyshohet se i përkasin autorëve) rreth 2 km larg vendit ku ndodhi atentati.

Dy makina të djegura janë gjetur ditën e djeshme 2 km larg vendit ku ndodhi ngjarja. Dyshohet se i përkasin autorëve që kanë marrë pjesë në atentatin ku mbeti i plagosur Ardian Gjeloshi 51 vjeç dhe viktimë ekonomisti Selman Mihana.

Përgjatë dy ditëve janë marrë në pyetje një numër i konsiderueshëm personash. Pista kryesore është ajo e hakmarrjes se Gjeloshi ishte përfshirë në një ngjarje në vitin 2002 ku mbeti e vrarë një grua dhe u plagos një efektiv policie. Por personi në fjalë nuk ishte vënë në përgjegjësi penale. Po hetohen dhe pista të tjera, konfliktet që  mund të ketë pasur. Gjeloshi ka deklaruar se nuk ka probleme.  Një nga mjetet rezulton të jetë i vjedhur.

Më tej, Simoni tha se referuar dinamikës ka dyshime se autorët kanë qenë vrasës me pagesë të ardhur nga zona e Krujës.

Referuar dinamikës, ka dyshime se mund të kenë qenë vrasës me pagesë që mund të ketë ardhur nga Kruja dhe mund të kenë hyrë në kompaninë e Gjeloshit.

Ka pasur dhe akuza në lidhje me kamerat e sigurisë. Berisha akuzon kreun e komisariatit të Kurbinit për heqjen e kamerave të një biznesi, duke e akuzuar këtë të fundit si bashkëpunëtor, por kjo është mohuar nga ana e policisë dhe kanë thënë që s’ka pasur veprime të tilla.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Detaje nga atentati në Kurbin/ Dyshohet se autorët janë vrasës me pagesë nga zona e Krujës (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.