MC Networking

Bardhi i bashkohet Rithemelimit, pas dy vitesh drejton mbledhjen e grupit në selinë e PD (VIDEO)

Gazment Bardhi bashkohet me pjesën e Rithemelimit në Partinë Demokratike, ku për herë të parë pas dy vitesh, ditën e sotme do të drejtojë mbledhjen e grupit parlamentar në selinë blu.

Gazetari Andon Kello raportoi për MCN Live se ky bashkim grupi ndodh për herë të parë, ku kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi rikthehet në selinë blu që pas humbjes së vulës së PD.

Pas dy vitesh mungesë zoti Bardhi rikthehet në selinë blu. Shkëndijat e këtij bashkimi janë dhënë më herët.

Pas zgjedhjeve lokale kemi pasur deputetë të grupit të Bardhit që kanë marrë pjesë në protestat e Rithemelimit, si Dashnor Sula dhe Bledion Nallbati.

Duket se përmbyllet ky bashkim, me rikthimin në selinë blu. Ndërkohë kreu i Rithemelimit Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie.

Mbledhja do të drejtohet nga grupi i Bardhit dhe fillon në orën 15.00.

Dy orë më vinë do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike në funksion të një proteste kombëtare më 20 shkurt.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top