MC Networking

Akuzat për korrupsion/ Shkon për gjykim dosja ndaj vëllait të ish-Presidentit Nishani dhe personave të tjerë (VIDEO)

Gazetari Arsen Rusta raporton se SPAK ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të Ilir Nishanit, vëllait të ish-Presidentit Bujar Nishani, si dhe Genci Hickës e Gerson Tafës, që akuzohen për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Ndërkaq në gjykatë do të shkojnë edhe mjekët Konstandin Balloma dhe Besim Boҫi të cilët akuzohen për korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Hiҫka, Tafa dhe Nishani ishin inspektorë të Ministrisë së Mjedisit, dhe dyshohet se i kërkuan klinikës ku punonin Balloma dhe Boçi, 30 mijë lekë.

Konstandin Balloma ka kallëzuar vetë në SPAK 3 inspektorët e mjedisit të cilët i kanë kërkuar 30 mijë lekë që mos t’i vinin gjobë për trajtimin e mbetjeve spitalore. Inspektorët pretendojnë që nuk i kanë marrë paratë.

Në një raportim për MCN Live Rusta bën me dije:

Gjithҫka ka nisur në vitin 2020, janë mbyllur në fund të vitit 2023 hetimet. Z.Ilir Nishani ka qenë pjesë e grupit të inspektimit, shoqëruar nga dy kolegët e tij Genci Hicka e Gerson Tafa.

Në rast të gjetjes së fajtor, ata rrezikojnë minimumi deri në 3 vite burg. Hetimi i tyre është bërë në gjendje të lirë.  

 

NJOFTIMI 
 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 29.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr. 84, të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve Genci Hicka, Ilir Nishali dhe Gerson Tafa, të cilët akuzohen për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal, si dhe në ngarkim të të pandehurve Konstandin Balloma dhe Besim Boҫi të cilët akuzohen për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 i Kodit Penal. 
2. Në seancën e datës 12.02.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (seanca paraprake) me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 39 Regjistri Themeltar, datë 12.02.2024 vendosi: 
1.    Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
2.    Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr. 84, të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve: 
Genci Hicka, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal;
Ilir Nishani, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal;
Gersion Tafa, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal;
Konstandin Balloma, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 i Kodit Penal;
Besim Boҫi, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 i Kodit Penal;

3.    Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.
 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Akuzat për korrupsion/ Shkon për gjykim dosja ndaj vëllait të ish-Presidentit Nishani dhe personave të tjerë (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.