MC Networking

Hakerohet INSTAT-i/ Progni: Censusi tani është i pabesueshëm, prandaj u shty dy herë publikimi i rezultateve (VIDEO)

Eksperti i IT Genti Progni tha në MCN Live se hakerimi i INSTAT-it nga hakerat iranianë rrëzon censusin, pasi rezultatet nuk do të jenë të besueshme nga grupet e interesit.

Progni thekson se hakerimi ka ndodhur që në muajin dhjetor të vitit 2023, ndonëse është pranuar sot nga INSTAT.

Progni u shpreh se nuk beson që të dhënat e INSTAT janë të ruajtura.

INSTAT ka reaguar dhe ka thënë që jemi pre e një sulmi por të dhënat janë të ruajtura në servera. Gjithmonë është thënë që të dhënat janë të sigurta, por asnjëherë s’ka dalë që të dhënat janë të sigurta, sepse iranianët e kanë sjellë situatën në këtë fazë, që ne flasim për hakërim të dhënash, dhe hakerimi është bërë normal. Problemi me INSTAT-in është çik edhe problem më i madh. Problemi fillon diku tjetër realisht. Unë e kam denoncuar në dhjetor të vitit të kaluar që INSTAT është pre e një hakërrimi dhe në atë kohë asnjë institucion s’dha informacione. Pas atij denoncimi u shty për herë të parë publikimi i censit, pastaj në janar u shty për herë të dytë. Tani na dalin iranianët në Telegram dhe thonë po e kemi hakëruar INSTAT-in. Ne kemi dhënë 16,9 milionë euro për censusin e fundit, tani na rezulton që ky census është i pabesueshëm, asnjë nga grupet e interesit, komunitetet fetare, etj., thonë që ky proces është i pabesueshëm. Fakti që u shty dy herë, kjo e përforcon më shumë. Llogaritja e të dhënave ndodh në çast, e njëjta gjë logjikisht është edhe për statistikat e Censit, rezultati duhet të dilte brenda ditës, sepse kemi dhënë 17 milionë euro. Vijmë në ditët që iranianët publikojnë që janë brenda në sistem, që kjo e mbyll si rreth, që ky census sido që dalë s’do besohet nga asnjë grup interesi. Ky census ka rënë 1 milionë për qind. Ky census sjell edhe një problematikë tjetër për rezultatet e zgjedhjeve. Fakti që censusi u hakërua dhe do dalin disa të dhëna që askush s’do t’i besojë, na sjell në atë dediksion logjik që statistikat manipulohen që të dalin edhe zgjedhjet sipas një rezultati të caktuar. Ditën e zgjedhjeve ne kemi bërë një llogaritje sipas publikimit të rezultatit deri në orën 1:30 të personave që kishin votuar, dhe dilte që 30 për qind kishin udhëtuar nga jashtë Shqipërisë drejt Shqipërisë për të votuar. Por ne kemi TIMS-in e hakëruar. Ti s’e ke sot mundësinë edhe nëse hap hetime, s’ke asnjë statistikë dhe të dhënë të saktë që s’është prekur nga grupe interesi të caktuara. Nuk ka asnjë gjasë që unë të besoj këtë institucion që s’e ka pranuar sulmin që në dhjetor, që i ka të dhënat të ruajtura, që sot ke Parlamentin e hakëruar...”

Progni theksoi se me daljen e të dhënave nga INSTAT shtohet doza e rrezikut për qytetarët.

Rreziku për ne është çdo ditë sepse me daljen e patronazhistëve, pagave, numrave, targave, ne e kemi rrezikun konstant dhe të përditshëm. Këtu përfshihen vjedhjet e llogarive në rrjetet sociale, llogarive në bankave. Çdo e dhënë që do dalë nga INSTAT-i thjesht shton dozën e rrezikut që ne do kemi në vazhdimësi. Nga neglizhenca e qeverisë me dashje, nga vjedhjet në tendera, jam i sigurt që edhe po të bëhet një hetim për 16,9 milionë euro të INSTAT-it, edhe atë s’e kanë pasur seriozisht, e kanë  pasur skemë vjedhje...Deri tani në gjyqin e Fredi Belerit del që një dëshmi penaliteti është çuar e falsifikuar, e edituar, imagjino sa ka ndikuar ky rrjeti teknologjik në jetën dhe vërtetësinë e të dhënave sot

Mjafton që vetëm të dhënat e Kadastrës të publikoheshin dhe të shihnim deputetë, ish-ministra, ish-kryeministra, ish-presidentë, t’u shihnim pasuritë, pronat e tyre, dhe këtu do bëhej ajo që do grupi Homelande Justice, që duam destabilitet, mjafton të dilnin këtë të dhënë, por pse s’del kjo e dhënë, sepse e gjitha është skemë e brendshme për të justifikuar inceneratorët, sepse në dijeninë time janë fshirë kompani në QKB të lidhura me inceneratorët, për të diskutuar të gjithë korrupsionin tjetër me ndërhyrjet në Butrint, dhe ndërhyrja në TIMS ku vërtetoje se kush nga pronarët e inceneratorëve ka udhëtuar me individë të caktuar politikë".

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Hakerohet INSTAT-i/ Progni: Censusi tani është i pabesueshëm, prandaj u shty dy herë publikimi i rezultateve (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.