MC Networking

Inceneratori i Tiranës/ Pano: Veliaj nuk shpëton dot, SPAK të zbulojë ku kanë shkuar paratë (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Pano Soko në MCN Live ka komentuar lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës për të cilin u shpreh se është rëndim nga pikëpamja administrative.

Ai tha se ajo që nxorri sot Kryemadhi ishte fakti se është marrë tokë publike për një kompani private për të depozituar dherat duke ndryshuar në këtë mënyrë dhe relievin nga fushor në kodër. Sipas tij, detyra e SPAK tani është që të zbulojë se ku shkojnë këto para, sepse linja e korrupsionin në vetevete nuk qëndron në një dorë të vetme.

Nga pikëpamja penale duhet një jurist, por nga pikëpamja administrative të shkelësh ligjin duhet ta dijë çdokush. Në këtë pikë problemi kryesor është një fakt shtesë, ne e dinim në Tiranë që dherat me urdhër të Veliajt shkonin dhe i depozitonin në landfillin e Sharrës dhe ajo që nxori Kryemadhi sot është se është marrë tokë publike për një kompani private.

Kompania nuk ka përdorur investime nga paratë e saj por ka marrë para për shkak të një artifice ligjore që është vendosur në këshillin bashkiak. SPAK i lind një detyrë për të parë se ku shkojnë dhe këto para. Linja e korrupsionit në vetvete nuk qëndron në një dorë sepse e parë kështu mendon se i ka marrë pronari i inceneratorit, por SPAK ka për detyrë të shoh se këto para të mbledhura nga dherat ku kanë shkuar, kush janë personat që në rrugëtimin e parasë kanë përfituar para. Kush kanë qenë personat që janë kontaktuar dhe nga deponimet fizike, që janë kontaktuar nga kompania për të depozituar dherat në landfilin e Sharrës.

Pra nqs ti, skema ka qenë e ndërtuar në mënyrë perfekte, pra nqs kishe dherat e gropës tënde dhe do i përdorësh ato në një gropë tjetër po tënden i merr dherat nga njeri dhe i çon te tjetri, por nuk i bën dot gjërat kështu. Por duhet të bësh pagesa për ti çuar dhe për ti marrë mbrapsht. Pra sipas kësaj skeme kanë përfituar para nga 0 pa bërë asnjë shpenzim.

Më tej ai shtoi se kjo është një skemë e madhe, 60 mln euro thotë Kryemadhi, por sipas Sokos mund të jetë dhe më e madhe dhe SPAK duhet të shohë se ku kanë shkuar paratë sepse kjo quhet gjobitje, shteti të merr lekë pa shërbyer asgjë.

Ata kanë depozituar dherat dhe aty është bërë kodër artificiale e cila është bërë në një hapësirë që nuk ka qenë e destinuar për këtë gjë, pra është shkelur vendimi i lejes së ndërtimit që i është dhënë inceneratorit. Për prekje të fasadës së shtëpisë tënde ti shkon në burg, apo për stallën e lopëve, ndërsa ky Veliaj nuk i shikon 150 mijë metra katrorë që i shfrytëzon ai pa leje.

Tani këto skema me kaq para të mëdha s’ka shanse të mos jenë të drejtuara nga kokat e mëdha sepse ai që ka firmën e drejton të gjithë skemën. Në fund fare e gjithë kjo i atribuohet dhe nuk ndodh në Shqipëri që të ketë guxim për të marrë vendime të tilla pa kaluar nga ekzekutivi që në Tiranë është kryetari i bashkisë. Dëshira për ta shpëtuar është e madhe ndoshta, por nuk e shpëtojnë dot më sepse u bënë tre raste të evidentuara, në rastin e firmës, në rastin e përdorimit të bashkisë Tiranës për t’ju përgjigjur një kërkese dhe ky është rasti i tretë.

Soko tha se paratë që merr Mërtiri nuk i mbajti të gjitha për vete, Mireli do mbajë një pjesë të vogël dhe pjesën tjetër e merr sekseri, sepse ti s’po bën gjë thjeshtë ke avantazhin që troket në derën e Veliajt apo Ramës dhe për këtë avantazh do marrësh një pjesë që është më e vogël se gjysma dhe SPAK këtë duhet të ndjekë se ku shkojnë këto para dhe do shohësh që rrugës do dalin disa degëzime që shkojnë te Veliaj, Rama ndoshta, Agaçi etj etj.

Doli ajo lista e pagave që na hakeruan këta, patë disa paga të çuditshme sepse paga 250 mijë euro nuk është pagë, është pagesë dhe këto janë të ndryshme, por kur pagesa fshihet te paga atëherë aty ka diçka që duhet parë, pra këto janë skema të vjetra, por problemi është se duhet ti shkosh deri në fund se nga kanë ardhur këto pagesa që shkojnë në paga.

I afërmi i Veliajt është si pune tutori që garanton se aty nuk ndodhin gjëra jashtë, që hahen dardha pas kurrizit por të gjitha dardhat që hahen ta marrin vesh. Prandaj detyra jonë është të sensibilizojmë të themi të vërtetën, detyra e medias është që t’ua çojë njerëzve të vërtetën pastaj ata të bëjnë çfarë të duan me këtë të vërtetë. Dhe kjo është e vërteta që këtu aferat, njerëzit e lidhur në një situatë të ngjashme është e sigurtë që njeriu i lidhur është aty për të garantuar procesin.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Inceneratori i Tiranës/ Pano: Veliaj nuk shpëton dot, SPAK të zbulojë ku kanë shkuar paratë (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.