MC Networking

Gëzdari: Ky është vetëm fillimi i Shqipërisë, mendoj se Silvinjo do të largohet pas Europianit

Ish-futbollisti, Edmond Gëzdari, foli në edicionin e lajmeve në MCN TV, për Kombëtaren shqiptare që u kualifikua në Europian.

Sipas tij, ky është vetëm fillimi për kuqezinjtë, për të cilët parashikon se do të kenë suksese të tjera.

Gëzdari deklaroi gjithashtu se Silivnjo do të largohet nga drjetimi i Shqipërisë pas Europianit, pasi do ketë interesime të mëdha për të.

Ky sukses, është sepse ne duhet të jemi të kujdesshëm kur bëjmë kritika, kur i kundërvihemi Federatës dhe trajnerit. Njerëzit që e anë bërë këtë, duhet të kërkojnë falje. Ishte një zgjedhje e Federatës dhe trajneri bëri atë që duhet ët bënte dhe ndoshta e kaloi pak, në sensin pozitiv.

Në te kaluarën, futbollistët ishin me pak ndeshje ndërkombëtare. Sot këta futbollistë, luajnë në kampionate shumë të mira në Europë. Luajnë në Itali, Angli dhe kudo. Arsyeja e dytë, është se për herë të parë, Europa ka një rënie të madhe, sa i përket skuadrave të mëdha. Italia është në dyshim, nëse kalon apo jo. Skuadrat e mëdha, kanë rënë. Çekia dhe Polonia, më e keqe në histori ishin në grup. Unë nuk mendoj se mbyllet me këtë sukses të Shqipërisë, ky është vetëm fillimi.

Në të gjithë Europën nuk gjen sulmues, ne kemi 10 dhe nuk dimë cilin të zgjedhim. Është shumë e rëndësishme. Kemi skuadër të mirë. Kundërshtarët nuk janë ata që kanë qenë. Nuk duhet të mjaftohemi me atë që bëri De Biasi në Europian. Kombëtaret e mëdha, duhet të vuajnë shumë, nëse na mundin.

Ne grup dolëm në vendin e dytë, sot jemi të parët. Sot mund të jetë një ndeshje stërvitore. Nuk e ka kollaj asnjë skuadër me ne. Për herë të parë në histori, ne përballemi baras me çdo kundërshtar.

Për mendimin tim, Silvinjo mbaron Europianin dhe nuk do jetë më me ne. Nuk do jetë për të mirën e tij, do largohet. Shqipërinë e ka trampolinë dhe do bëjë që klubet dhe kombëtaret të interesohen për të. Do jetë një ndër më të kërkuarit në xhiro. Unë jam i sigurt që do i eci puna me Shqipërinë. Kemi luksin që të lëmë një lojtar të Chelsea në stol. Edhe Silvinjo e ka luksin të ketë këtë skuadër.

Repart që çalon nuk ka. Nëse do çalonte, do ishte në të mirë të skuadrës, sepse ata që janë jashtë do luanin. Për kontributin do zgjidhja Cikalleshin dhe Berishën.  

Nuk ka ndeshje të lehta, do e shikoni sot që nuk është e lehtë. Me gjendjen tonë, i kemi bërë ndeshjet të lehta. Ne jemi më mirë se Serbia, sepse e pashë ndaj Bullgarisë. Duhet të bëjmë lojë dhe të provojmë lojtarë. Trajneri duhet t’i shikojë në ndeshje zyrtare.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Gëzdari: Ky është vetëm fillimi i Shqipërisë, mendoj se Silvinjo do të largohet pas Europianit | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.