MC Networking

Afera sterilizimit, Hoxha: Procedura e përdorur e njëjtë me inceneratorët, Beqaj në hetim për shpërdorim detyre

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin Të Paekspozaurit në MCN TV duke folur hetimin ndaj ish-ministrit të AShëndetësisë Ilir Beqaj, ka shpjeguar se cfarë është koncensioni i sterilizimit.

Ai tha se bëhet fjalë për një koncesion që ka të bëjë me sterilizimin e mjeteve spitalore të përdoruara në sallat e operacioneve, duke përfshirë që nga mjetet personale që ka kirurgu deri te sallat e operacioneve.

Sipas tij është një procedurë që deri në momentin që të jepej koncesioni e bënte shteti, në kohën që sipas prokurorisë Beqaj erdhi në detyrë si ministër shëndetësisë ka kërkuar një raport se si paraqitej kjo situatë e cila ishte kthyer në problematike dhe i ka ardhur një raport ku shpjegohej se laboratori që ka republika e Shqipërisë i ka kushtet për ta bërë këtë proces madje i ka kapacitetet dhe më të mëdha e sa në atë kohë kishte nevojë Shqipëria.

Ministria e shëndetësisë ka vazhduar me procedurën, duket e njëjtën si ajo procedurë që është ndjekur me inceneratorët kur përpara se të merreshin vendimet dhe hartoheshin procedurat nga ministria e drejtësisë ishte kompania që merrte bënte projektit.

Në përfundim të gjithë procedurës u vendos që me një vlerë prej 100 mln eurosh ta merrte kompania e Ilir Rrapaj të cilët gjatë kësaj kohe që nga ai moment dhe deri sot që flasim ka rezultuar nga prokuroria që kanë rritur vlerën e produkteve që ju kanë ofruar spitaleve shqiptare, përsh i kanë blerë me 1 lekë dhe i kanë tregtuar me 10 lekë. SPAK në rastin konkret po heton procedurën se si është ndjekur kjo procedurë dhe çfarë është bërë që këtë koncesion ta marrë kjo kompani.

Ndërsa sa për përfshirjen e Beqaj, Hoxha tha se është pikërisht fakti se si drejtues i ministrisë së shëndetësisë vartësi i tij që është i arrestuar Rrjepaj ka ndikuar që ky koncesion të merrej nga kompania e Rrapajt.

Në fazën e parë të hetimit edhe pse ka 8 vite që mbahet në hetim, Rama e ka mbuluar shumë mirë si koncensionin dhe vetë Beqaj. Përfshirja e Beqaj u bë vetëm kur gjyqtari Bamaj i kërkoi prokurorisë që ndryshe nga masat e dhëna më parë për këtë çështje të shikonte dhe pozicionin e Beqaj dhe kjo bëri që prokuroria të rishikonte vendimin e vetë dhe në 18 nëntor vendosi që çdo të premte duhet të paraqitet te oficeri i policisë gjyqësore dhe i është ndaluar dalja jashtë territorit.

Beqaj deri tani po hetohet për shpërdorim detyre dhe nga aty dhe mbrapa do shohim se si do vijnë një pas një procedurat dhe çështja ka arritur këtu pas një presioni të madh që është bërë. Dhe Beqaj sot në një deklaratë pasi doli nga SPAK tha se ai nuk është dakord me këtë masë por nuk do e apeloj por tha se ky është një qëndrim politik që bëhet.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Afera sterilizimit, Hoxha: Procedura e përdorur e njëjtë me inceneratorët, Beqaj në hetim për shpërdorim detyre | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.