MC Networking

Triumf minimal për Elbasanin, Vora nuk zhgënjen

AF Elbasani regjistroi fitoren e radhës në Kategorinë e Parë, teksa mposhti minimalisht Lushnjën, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë.

Një gol i shënuar nga Karakaci në fundin e pjesës së parë, i dha fitoren skuadrës së Nevil Dedes. Me këtë fitore, Elbasani mban vendin e dytë me 7 pikë, po aq sa edhe Apolonia kryesuese, ndërkohë Lushnja mban vendin e fundit me 0 pikë.

Vora u rikthye te fitorja, teksa triumfoi në shtëpi ndaj Burrelit, me rezultatin 3-1. Golat e Qardakut, Avdiut dhe Raboshtës, i dhanë fitoren skuadrës së drejtuar nga Artan Mërgjyshi.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top