MC Networking

‘Tempulli’/ Artan Fuga: Shkallë e lartë e inkriminimit të popullsisë, në çdo vend do të përbënte skandal

Profesori Artan Fuga në një lidhje skype në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për operacionin e policisë "Tempulli". Ai tha se numri i arrestimeve tregon një inkriminim të lartë të popullsisë dhe se një numër kaq i lartë arrestimesh do të përbënte një skandal të vende të tjera.

Në këtë fushë është zor të bësh anketimë dhe të ketë vetëdeklarim. Kjo tregon një inkriminim në nivel shumë të lartë. Problemi që më fut drithmat, nëpërmjet një të dhëne indirikte, më rezulton nje shkallë inkriminimi e popullsisë mjaft e lartë. Do të thotë se në një vend me popullsi të madhe duhet të ishin 5-6 mijë arrestime, që do të ishte një skandal i madh në media, shoqëri, opinionin publik.

E dyta, këta supozohet që janë shpërndarës, po marr një shifër pak a shumë, 20-30 vetë si klientë, me del 6-7 mijë vetëm nisur nga kjo goditje, pa llogaritur të tjerët që vijojnë të funksionojnë. Pra, i bie afërsisht 9-10 mijë përdorues. Edhe sikur të jenë vetëm kaq dhe të mos shkojmë më tutje, sepse janë statistika që kërkojnë metoda shumë të sofistikuara, një shifër e tillë është shumë e lartë, çka do të thotë, cila është nevoja e drogave, përdorimit të lëndëve narkotike?

E para, përpjekje për të përballuar stresin, ankthin, gjendjen e pashpresë, një lloj kotësie, një përpjekje për ti dhënë vetes motiv për të jetuar. Është një pjesë e konsiderueshme e rinisë që ka nevojë për këtë. Po ta krahasojmë me shkallën e ikjes së rinisë, këto më shkojnë bashkë. E dyta, përdorimi i lëndëve narkotike shton pastaj njerëzit që vuajnë nga simptoma, kanë çrregullime të caktuara, kanë çekuilibrime të personalitetit, rritje të agresivitetit në shoqëri.

Më tej ai shtoi se një problem tjetër, është ai i politikës së ndëshkimit, që siaps tij është e tillë që për atë që është i caktuar për të ndëshkuar, kapur, prevenuar është sukses, por për shoqërinë është dështim.

Ç’do të bëhet me këta? Ka dy rrugë, të dënohen, të bëjnë dënimin në burgje dhe izolim, gjë që në këto shtresa rrit recidivitetin dhe ka rrezikun e futjes në krime dhe më të rënda, e dyta të lirohen, të kenë një lloj laksiteti, tolerancë, gjë që con tek ideja që mund të thonë, që kjo shoqëri ka lidhje të dobëta.

Më shqetëson një lloj mekanizmi që ka vite që është futur, që të realizohet integrimi social dhe normaliteti i shoqërisë nëpërmjet ndëshkimit, por pyetje është cfarë ndodh me këtë qytetar që gjobitet pafund për parkime të gabuara, hyn në këtë rrugë të kundravajtje penale, të paligjshmërisë, që do të thotë nuk është një gjendje normale për shoqërinë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
‘Tempulli’/ Artan Fuga: Shkallë e lartë e inkriminimit të popullsisë, në çdo vend do të përbënte skandal | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.