MC Networking

Ramabaja: Lajçak lidhje të ngushta me Beogradin dhe Moskën, BE në raport me dialogun ka pësuar Fiasko (VIDEO)

Drejtori i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë Sadri Ramabaja në lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me akuzat e Kurtit për emisarët E BE, si dhe rolin e SHBA në dialogun Kosovë-Serbi.

Ai tha se Lajçak ka lidhje të ngushta me Beogradin dhe Moskën dhe se ai e ka mbyllur këtë mision pikërisht më 14 shtator. Sipas tij, bashkëqeverisja në veri të Kosovës ëhstë prishur gjatë dy viteve të fundit, ndërsa theksoi se dialogu duhet të nisë plani franko-gjerman.

Duke njohur prapavijën pokitike të Lajçak që ka lidhje të ngushta me Beogradin dhe formimin e tij në Moskë e kemi shpreur se ai është zgjedhja më e padëshiruar porr ai ishte në duart e Brukselit. 14 shtatori ka verifikuar dyshimet reale që kishim me misionin e tij dhe duket se ai e ka mbyllur këtë mision pikërisht më 14 shtator. Opozita për fat të keq bie në pozicionin e gazetarëve mercenarë. Dhe sot një koleg i imi parashtroi një pyetje që ju jeni kundër bashkimit evropian, por jo këtu është fjala për Borell dhe Lajçak dhe nëse këta dy diplomatë janë bazaz me BE është dicka tjetrër.  Ajo që unë pres është që Berlini dhe Parisi të reagojnë madje dhe më ashpër se vetë Kurti.

I pyetur se sa shanse ka tani Beogradi të ritensionojë situatën në Veri, në kuptimin e ndonjë përfitimi politik nga kjo gjë, Ramabaja tha se kjo bashkëqeverisje ëhstë prishur këto dy vitet e  fundit.

Tani ata e kanë paksa më të vështirë që pas kërcënimit se do arrestohen dhe tashmë largimi i një dyzinë kriminelësh nuk do të thotë se Veriu i Kosovës është paqtuar sepse Serbia mund të impenojë me forca të tjera sepse ajo po punon për favorin e saj. Është e qartë se eskaluesi i situatës në Veri mbetet me adresë të saktë që është Beogradi. SHBA pati një reagim më të matur më diplomatik, nuk e orientoi gishtin vetëm në drejtim të Kosovës siç bëri Borell, por besoj se pozicioni do të kthehet në pikën e nisjes, në planin franko-gjerman me qëllim që të mos dështojë plotësisht Bashkimi Evropian, do ketë reagim nga Parisi dhe Berlini. BE në raport me dialogun ka pësuar fiasko dhe fuqitë e tjera evropaine do ta kenë të vështirë ta kthejnë në pozivionin e duhur pa mbështetjen e SHBA.

Ndërsa pyetjes nëse samiti për Procesin e Berlinit që mdo mbahet në Shqipëri ka gjasa që të shkrijë akujt mes Kurtit dhe Ramës, Ramabaja iu përgjigj se mes tyre ka vetëm mosmarrëveshje.

Unë do të thosha se nuk ekzistojnë akuj mes tyre, por mosmarrëveshje. Pas tërheqjes së Ramës nga Ballkani Hapur mund të thuhet se akujt janë shkrirë sepse ajo ishte arsyeja themelore e krijimit të akujve. Mendoj se paraprakisht duhet të kishim takime urgjente jo vetëm mes dy kryeministrave por dhe mes dy qeverive, për të realizuar një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me dialogun Kosovë- Serbi.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Ramabaja: Lajçak lidhje të ngushta me Beogradin dhe Moskën, BE në raport me dialogun ka pësuar Fiasko (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.