MC Networking

Pjesë e parë spektakolare në Partizani-Egnatia

Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Partizanit dhe Egnatias, e vlefshme për javën e katërt në Superiore.

Skuadrat kanë shkuar në dhomat e zhveshjes në barazim 1-1. Të kuqtë kaluan në avantazh në minutën e 6-të me Bintsouka, ndërsa rrogozhinasit barazuan shifrat me një gol të çmendur të Fernandos në minutën e 22-të.

Rrapaj iu afrua golit në minutën e 28-të, por pa që gjuajtja e tij të ndalej nga tranversa. I pafat edhe Paulauskas 5 minuta më vonë, që gjithashtu u ndal nga shtylla.

Në fundin e pjesës së parë Egnatia kishte mundësinë më të mirë për të shënuar, por Alban Hoxha priti penalltinë e Dwamena.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Pjesë e parë spektakolare në Partizani-Egnatia | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.