MC Networking

Operacioni ‘Tempulli’, Fevziu: Drejtësia të tregohet e ashpër, fëmijëve po u shkatërrohet jeta nga droga

Gazetari Blendi Fevziu i ftuar në emisionin Të Paekzpozuarit në MCN TV ka komentuar ldihur me megaoperacinin e madh të shtrirë në disa qytete të vendit i cili çoi në arrestimin e 296 perosnave, shpërndarës droge, nga të cilat 112 vetëm në Tiranë.

Ai tha se këto shifra tregojnë se konsumi i drogës në Shqipëri është në nivele mjaft të larta. Fevziu bëri një thirrje për gjyqtarët, që kur japin vendime, të mendojnë edhe për shumë fëmijë dhe adoleshentë të cilëve u shkatërrohet jeta nga droga që shesin këta persona.

Nuk di të them se s’kam statistikë se sa konsum të drogës ka në Shqipëri, por është në nivele të larta, por ajo që është më e ndjeshme dhe e prekshme është droga pranë shkollave të mesme, universiteteve. Ky aksion ka pasur kryesisht si synim rrjedhjen e drogës në shkolla dhe ka ardhur mesa di unë pas shumë  denoncimeve të prindërve që kanë vënë re te fëmijët, një lloj varësie nga droga. Ne nuk kemi patur goditje të tilla masive në Shqipëri.

Këtu jemi përpara një fenomeni që ka ardhur për zgjidhje. Ka ardhur një moment që duhet të marrë një zgjidhje problematika e sigurisë në shkolla, që është edhe droga, me kë shoqërohen, alkooli, etj. Duket se ka një vëmendje, që vjen edhe nga shqetësimi i prindërve. Unë kam bërë një apel për gjyqtarët, kur vjen puna për t’i dënuar, ai gjyqtar që do të marrë vendimin, duhet të ketë parasysh ligjin, por edhe fëmijët, që u shkatërrohet e ardhmja.

T’i marrësh jetën në këtë mënyre një fëmije, është më kriminale se të qëllosh mbi fëmijën, sepse i jep një agoni afatgjatë. Duhen ashpërsuar masat ndaj personave që veprojnë në këto kushte. Është e patolerusheshme shpërndarja e drogës për fëmijët në shkolla.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Operacioni ‘Tempulli’, Fevziu: Drejtësia të tregohet e ashpër, fëmijëve po u shkatërrohet jeta nga droga | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.