MC Networking

Fevziu: Shqipëria s’ishte e përgatitur për këtë fluks turistësh

Gazetari Blendi Fevziu i ftuar në emisionin Të Paekzpozuarit në MCN TV tha se Shqipëria nuk ishte e përgatitur për këtë bum turistësh që kishte këtë sezon vere.

Fevziu tha se një nga arsyet përse vendi u vizitua nga shumë turistë të huaj këtë vit ishte se të gjithë vendet e Europës kanë pësuar rritje çmimesh pas 2020, ndërsa Shqipëria ka vijuar të ketë të njëjtat çmime.

“Ky ka qen sezon jashtë parashikimeve tona. Kryesorja është që Shqipëria është vend I bukur, divers dhe destinacione të afërta. Është vështir të gjesh një vend që të ketë fusha male të gjitha afër. E dyta është ushqimi, që është cilësor. E treta është mikpritja. E fundit është që pas 2020 e gjithë Europa ka një rritje të çmimeve hoteleve dhe shërbimeve. Shqipëria s’ka qenë e përgatitur për këtë bum turistësh. Pasi turisti nuk e di si të shkojë atje. Shumë turistë kanë ardhur me automjetet e tyre. Këta nuk janë turistë të shtrenjtë, por turistët e shumtë janë të lirë që kanë ikur nga vendet me çmime mesatare dhe kanë ardhur këtu. Ne na gjeti të papërgatitur ky fluks I kësaj vere. Shqipëria ka një nivel nga më të kënaqshmit. Bujtinat në veri, është në nivelet e shërbimeve nga më të mirat.”, u shpreh Fevziu.

 

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Fevziu: Shqipëria s’ishte e përgatitur për këtë fluks turistësh | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.