MC Networking

Fevziu: Ndërhyrja e Athinës për Belerin, skandaloze dhe e pajustifikueshme

Gazetari Blendi Fevziu në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ u tregua i ashpër në reagimin e tij për ndërhyrjen e shtetit grek në mbrojtje të kryetarit të zgjedhur të bashkisë së himarës, Fredi Beleri.  Ai tha se kjo ndërhyrje është skandaloze dhe e pajustifikueshme.

Drejtësia shqiptare nuk mund të mbajë në burg çdo njeri, për çdo gjë. Pse duhet të rrijë Safet Gjici në burg? Ka bërë, ç’ka bërë, të gjykohet në gjykim të lirë, sepse Evropa përdor standard tjetër. Në këtë rast Beleri mund të ishte betuar. Ndërhyrja e Greqisë është skandaloze, e pajustifikueshme dhe në shkelje të të gjitha normave. Çfarë do të ndodhte në Greqi nëse Erdogani dhe ministrat e tij do të ankoheshin për ndonjë pjesëtar të minoritetit turk që ka patur probleme në zgjedhjet në Greqi?

Me çfarë të drejte Beleri bën fushatë elektorale me flamurin e Vorio-Epirit, një simbol i ndaluar në shtetin shqiptar, i përçarjes dhe urrejtjes mes vendeve. Nëqoftëse një shqiptar në Greqi do të bënte fushatë elektorale me flamurin Autoctonus të Ballist Morinës, ku Greqia përfshihet brenda trojeve të Shqipërisë së Madhe, çfarë do të ndodhte në Greqi?

Drejtësia mund të kishte përdorur një standard tjetër, por nga ana tjetër nuk mund t’i kërkosh në këtë lloj mënyre. Nëse Greqia flet për bllokim të rrugës evropiane, le ta bllokojë. Shqipëria nuk është ajo e kaluara. Shqipëria duhet të sqarojë përfundimisht pjesëmarrjen në masakrën e Peshkëpisë. Unë kam qenë na familjen e ushtarit të vrarë në vitin 1994. Ishte një familje të këputur. Beleri le të betohet, por unë nuk kuptoj se si mund të ketë një bashki me 8 mijë banorë. Himara nuk është minoritet dhe as grekët nuk e kanë njohur si të tillë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Fevziu: Ndërhyrja e Athinës për Belerin, skandaloze dhe e pajustifikueshme | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.