MC Networking

Topuzi: Turizmin elitar s'e bën dot me fjalime, nëse vazhdohet të jepen toka për vila në bregdet, do mbetemi siç jemi

Kreu i shoqatës së operatorëve turistikë, Zak Topuzi i ftuar në MCN Live, tha se deri më tani sezoni turistik është shumë më mirë se vitet e kaluara, por nëse pretendojmë që Shqipëria të ketë një turizëm elitar duhet krijuar ambienti i tillë. Topuzi tha se nuk mund të flitet për turizëm elitar kur ndërkohë vazhdojnë të derdhen në det ujerat e zeza, kur nuk ka një infrastrukturë. Qeveria ka përgatitur një draft për turizmin në mënyrë që të kthehet në një turizëm elitar, por për këtë Topuzi tha se duhet zbatuar me përpikëri dhe të mos mbetet vetëm në letër. Më tej Topuzi tha se mbetet një problematikë dhënia e lejeve për të ndërtuar vila në bregdete, pasi kjo do të reduktojë numrin e turistëve. "Prenotimet janë të larta pavarësisht kushteve të motit. 80% e pushimeve janë pronotuar më herët dhe ky është një tregues që premton. Do kemi një sezon shumë më të mirë se herët e tjera. Zonat bregdetare nuk i kanë ndërprerë pushimet pavarësisht kohës. Në përgjithësi pronotimet dhe pse mund ti anulosh ke një kuotë për të paguar. Një ndikim të madh kanë turistët rajonal dhe ata janë të ndikuar nga klima. Tashmë pushimet janë bërë një trend, një mënyrë jetese. Për korrikun dhe gushtin dhe pjesën e mbetur të qershorit ka një informacion nga booking.com, rezulton se Shqipëria ka 3 herë më shumë prenotime se vitet e kaluara. Këto lidhen dhe me biletat e avionit pasi ti anulosh ato do të thotë ti presësh më shtrenjtë më vonë. Ne jemi në vend të fundit për çmimet, pasi i kemi të lira. Të gjithë kanë rritur çmimet këtë vit dhe fqinjët tanë që janë konkurrentë, por Shqipëria ka çmimet 40% më lirë se të tjerët. Turistët elitarë nuk mund ti shtosh dot me fjalime dhe ide, do ambient elitar. Në një vend ku ka mbeturina nuk mund të flasësh për turizëm elitar. Këtu jemi në momentin e duhur ku është duke u ndërtuar një draft për turizmin që duhet zbatuar. Duhet krijuar infrastruktura. Nuk mund të quash turizëm elitar kur nuk ke një port jahtesh, fusha golfi, hipizëm. Këto i ka bërë Mali i Zi, Kroacia dhe Greqia, por ata kanë 10 vite që punojnë për këto. Shpresoj kjo të jetë një strategji reale dhe mos të mbetet nëpër shkrime. Isha në Hamallaj ku shikoja kilometra me vila dhe shumë pak turista, ndërkohë në Golem e kundërta. Nëse do vazhdojmë këtë politikë ku tokat jepen për të ndërtuar vila atëherë do mbetemi kështu si jemi. Ne jemi vendi i fundit në Ballkan për të ardhurat për turistë, ne kemi 390 dollarë për turist, ndërsa në Kosovë kemi 900 dollarë për turist. Atëherë Kosova sjell këtu turistë që nuk shpenzojnë dhe për vete merr turistë që shpenzojnë. 92% turistë janë europianë, 70% turistë janë me origjinë shqiptare dhe jo rezident. E gjithë kjo gati 79% vijnë me rrugë tokësore, e para duhet të rregullosh infrastrukturën që turistët të mos mbeten me orë të tëra në rrugë. Këta janë turistë që akomodohen nga Durrësi deri në Shkodër. Duhet të kishim zgjedhur me një korsi korridorin e veriut. "
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Topuzi: Turizmin elitar s'e bën dot me fjalime, nëse vazhdohet të jepen toka për vila në bregdet, do mbetemi siç jemi | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.