MC Networking

Bregu: S’është rastësi që Dako është i vetmi kryetar bashkie i shpallur non grata nga SHBA (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në MCN Live, u shpreh se nuk dihet arsyet pse arrestimi i Vangjush Dakos u krye ditën e diel dhe jo të premten kur u përfol për herë të parë për një urdhër arresti për të. Megjithatë, Bregu tha se kjo ishte e pritshme, pasi Dako ishte nën hetim dhe në mars hetimi është marrë nga BKH.  

Më tej Bregu tha se nuk është rastësi që Dako është i pari kryetar bashkie i shpallur non grata nga aleatët e SHBA, duke lënë vend për aludime të arsyes.

Për 5 ditë filluan thashethemet se pse nuk u bë arrestimi atë ditë, sepse nuk kishte. Nuk mund të di arsyen e vërtetë pse nuk ndodhi të premten arrestimi, por u dha vetëm dje. Për të mos cënuar dhe hetimin e sekretin të këtij procesi, kreu i SPAK e ka mohuar të premten. Dihej që Dako ishte në këtë hetim, në mars ai ishte në hetim nga BKH. Nën udhëheqjen e prokurorit, zotit Kllapi, këto përsa i përket historisë se si u shty nga e premtja deri të dielën, i la vend thashethemeve. Vangjush Dako është i vetmi kryetar bashkie i shpallur non grata nga SHBA. Nuk është rastësi që ai është i vetmi kryetar bashkie.

Sa më shumë si zoti Dako do të thotë që reforma në drejtësi ka funksionuar. Nuk jam brenda në proces se çfarë prokurori është, por në këtë moment e kemi si të dyshuar dh. ky është një personazh që po të futesh në Google është i tretë për akuza korrupsioni, s’është faji jonë.

KREDO
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top