30% e fondeve të pashpenzuara nga Bashkitë do të kalojnë për shlyerjen dhe uljen e detyrimeve të prapambetura. Adelina Farrici, drejtoreshë e Shoqatës për Autonomi Vendore, tha në studion e MCN TV se vendimi i qeverisë, i cili mori sot dritën jeshile të Komisionit të Ligjeve, është një hap pozitiv.
E shikojmë si diçka pozitive për bashkitë. Pavarësisht se vit pas viti, bashkitë kanë ardhur duke e ulur borxhin, është shumë e rëndësishme që kjo shlyerje të jetë e vendosur në disiplinën financiare. Kjo do të ndihmojë në uljen e borxhit të pushtetit lokal. Është shqetësuese si ka mundësi që bashkitë kanë fonde të pashpenzuara. Është lënë vetëm një fashë e këtij fondi, një 30%-sh. Bashkitë që kanë qenë në prag falimenti gjatë këtij viti 2021-2022 kanë bërë ulje borxhi në masë të konsiderueshme.
Sipas saj, një nga objektivat e secilës bashki duhet të jetë mbajtja nën kontroll e borxhit. Në total sipas saj, falë planeve të reja financiare, borxhi i akumuluar në total ka zbritur nga 12.8 miliardë në 5.2 miliardë lekë.
Farrici theksoi se bashkitë duhet të shikojnë si të ndërtojnë marrëdhënie të reja me biznesin.
0 Comments: