MC Networking

Transporti urban falas/ Qytetarët për premtimet e Këlliçit: Janë mashtrime për vota. Të bëhet të paktën falas për pensionistët

Premtimi i kandidatit për kryetar Bashkie Tiranë, Belind Këlliçi përkitazi me krijimin e mundësive për një transport falas për qytetarët e Tiranës, ka ngjallur debate dhe mendime të ndryshme mes tyre.

Në prononcime për mikrofonin e “MCN live”, ata shprehin mendime të ndryshme, duke i cilësuar herë si premtime fushate, por edhe shfaqin dëshirën që të jetë një transport falas për pensionistët.

Unë nuk e mendoj që ka për tu bërë ndonjëherë falas, është e pabesueshëm, janë mashtrime, nuk bëhet asnjëherë transporti falas.

Edhe bëhet pse nuk bëhet, ka shumë mënyra që të bëhet transporti falas.

Ne në muaj shpenzojmë sa të duash, se marrim 2-3 rrugë më autobusë, edhe pse autobusët janë copë-copë, dhe duam me e rrit çmimin e biletës.

Sikur të hiqet 200 lekshi taksë te fatura e ujit, atëherë mund të kaloj falas të transporti falas.

Në gjithë botën është transporti falas për pensionistët, vetëm këtu nuk është falas, them se do behët mirë, që do bëhet, duhet të bëhet.

Nuk e besoj se do bëhet këto janë mashtrime, pse se bëri kur ishte koha, tani mashtrojnë për punë zgjedhjes, për punë votash.

Meqë e mori iniciativën, lë ta bëj.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Transporti urban falas/ Qytetarët për premtimet e Këlliçit: Janë mashtrime për vota. Të bëhet të paktën falas për pensionistët | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.