MC Networking

Kikia: Tërheqja e kandidatëve të Alibeaj, për të mos thelluar më shumë krizën në PD

Analisti Mentor Kikia, tërheqjen e kandidatëve për kryebashkiakë të Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeaj, e justifikon me shmangien e thellimit mes demokratëve dhe dëshmi se PD-ja zyrtare e njohur nga gjykata, konfirmon se nuk ka kapacitet për të garuar në zgjedhje.

Nga studio e MCN Live, Kikia deklaroi se atë që nuk e bënë liderët në Tiranë, janë përpjekur ta rregullojnë disa njerëz në bazë.

Sipas tij, aty ku ka dy kandidatë të opozitës, me siguri të plotë fitorja shkon te Partia Socialiste.

Fati i mëtejshëm i PD-së do të vendoset pas 14 majit. Në 15 maj fillon lufta e vërtetë në PD për zgjedhjet e përgjithshme se aty do të fillojë nga e para se kush është vërtetë Partia Demokratike.

Një humbje totale e PD-së me ndihmën edhe të kandidimeve paralele, do tw ishte një argument më shumë për grupimin Alibeaj-Basha për të mbështetur kërkesën e tyre për tërheqjen e Berishës.

Në PD, strumbullari i sherrit është Berisha, ndërsa grupimi i Alibeajt është një grupim anti-Berishë. Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha mbajnë peng bashkimin e PD.

Edhe po të ikë Berisha nuk do të jenë të gatshëm demokratët të bashkohen me Alibeaj. PD duhet të futet në një proces zgjedhor dhe kjo do të kërkojë sakrifica, që nuk shikoj asnjë lloj gatishmërie nga asnjëra palë për t’i bërë.

Një proces zgjedhor që duhet të zgjidhte menaxherët e qyteteve në zonat rurale, duket se më shumë do të jenë zgjedhje se kush do të jetë opozita.

Tërheqjet që janë bërë në disa bashki, dëshmojnë një lloj dëshire nga njerëzit e bazës për të mos e thelluar më shumë këtë krizë.

Kikia shtoi se gjithë situata e opozitës tregon mungesë totale të seriozitetit me ofertën politike, por në këtë pikë ndau ofertën politike me ofertën individuale të kryetarëve të bashkisë.

Ai tha se dëshiron që të bëja dallimin me kandidatët, pasi ka ndodhur një gjë e paralajmëruar, në qytete ku ka një bazë të konsoliduar të PD, si Shkodra dhe ku kandidatët janë personalitete politike të qyteteve si në Durrës dhe Elbasan, nuk ka kompromis nga qendra për të mos garuar, por ka qenë baza që nuk ka pranuar.

Kjo ka ndodhur për dy arsye, se siguria që nuk do fitonte ishte absolutisht e madhe dhe mbi të gjitha ai që do garonte në Durrës, Shkodër dhe Elbasan ku nuk ka kandidatë rivalë, kandidatët e propozuar nga grupi Alibeaj kanë refuzuar të marrin përsipër të jenë ata shkaktarët e humbjes. Të mos shikoheshin si delja e zezë.

Kostoja e moralit politik do të binte mbi ta. Politikisht ka qenë një veprim i duhur sepse unë vazhdoj të mendoj se misioni i grupimit të Alibeajt nuk është të fitojë zgjedhjet.

Nuk mund të ketë kandidatë të PD-së së Alibeajt që të fitojë zgjedhjet në këto kushte. Zgjedhjet e pjesshme vendore dëshmuan se nuk shkoi më shumë se 6% dhe përçarja e thelluar më shumë edhe sot, nuk mund të prodhojë më shumë vota.

PD është e ndarë në tre pjesë, pjesa e Berishësh, pjesa Basha-Alibeaj dhe grupimi gri brenda PD, që nuk mbështet asnjërën palë.

Kjo pjesë është në heshtje dhe mund të jenë vota të munguara. Dhe votat e munguara janë automatikisht vota plus për PS.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Kikia: Tërheqja e kandidatëve të Alibeaj, për të mos thelluar më shumë krizën në PD | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.