MC Networking

Akuzon Berisha: Edhe ambasadori i Britanisë në Tiranë, është njëlloj McGonigali i korruptuar

Gjatë një bashkëbisedimi virtual me demokratët e Londrës, ish-kryeministri Sali Berisha, e ka quajtur ambasadorin e Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alstair King Smith, një lloj McGonigali të korruptuar.

Sipas tij, ai e ka mashtruar qeverinë e madhërisë së tij në çdo gjë që i ka dërguar për Sali Berishën dhe se ai u zotua se shumë shpejt do të i bëj publike një për një trillimet e ulëta të një njeriu, që Berisha e quajti të korruptuar këmbë e xhep.

Ai përseriti se do ta sulmoj publikisht dhe do ti tregoj qytetarëve dhe botës së çfarë përfaqëson ambasadori britanik këtu, porse u shpreh se nuk e ka sulmuar asnjëhërë qeverinë e madhërisë së tij për të cilën gëzon respekt.

Jam këtu për të ju thënë ju, se McGonigal, Mark Rossini, Lou Bladel të cilët punuan si ushtarë të korruptuar të Edi Ramës kundër opozitës shqiptare nuk janë të vetmit këta. Po në këtë shkallë korrupsioni dhe qëndrimi ndaj opozitës është edhe ambasadorja Yuri Kim, e korruptuar pa asnjë dyshim nga Edi Rama, po në atë shkallë që është i korruptuar McGonigal. Korrupsionin e saj e kam denoncuar dhe e denoncoj jo me pasion, me keqardhje të thellë, se nuk më vjen mirë që unë të atakoj në mënyrë të tillë, përfaqësuesin e partnerit tonë strategjik, vendit që ne shqiptarët i detyrohemi më shumë se kujtdo tjetër lirinë tonë.

Por e bëj këtë sepse kjo së bashku me Edi Ramën ka shkelmuar kushtetutën e Shqipërisë, të Amerikës dhe konventën e Vjenës. Ka shkelë çdo normë, ligj, për të mbajtur në pushtet Edi Ramën.

Do të ju them të dashur miq, se pasi pa asnjë fakt, dokument, provë, asnjë fakt, Antony Blinken më shpalli mua ‘non grata’ zonja në fjalë mblodhi ambasadorët e BE-së dhe u kërkon atyre që të solidarizohen me vendimin e qeverisë së saj. Ajo mori një jo të thatë prej  tyre. Dhe nuk mori vetëm jo-në e thatë, por mori edhe shkaqet pse jo.

Së pari diplomatët e nderuar i thanë asaj se nuk na keni pyetur ne, kur keni marrë këtë vendim. Së dyti nuk keni asnjë fakt, provë, apo dokument, për vendimin që keni marrë për të ndihmuar Edi Ramën, qeverinë e Edi Ramës dhe për të lënë vendin pa opozitë dhe ne me këtë nuk pajtohemi. Kjo është e vërteta.

Por po nga të njëjtat pozita, me të njëjtën mënyrë veproi edhe ambasadori  i Britanisë së Madhe, Alstair King Smith. Edhe ky është një lloj McGonigali, i cili ka mashtruar qeverinë e madhërisë së tij në çdo gjë që i ka dërguar për Sali Berishën. Unë ju them ju, shumë shpejt do të i bëj publike një për një trillimet e ulëta të një njeriu të korruptuar këmbë e xhep. Por Britania e Madhe është shtet ligjor dhe unë kam besim të madh tek drejtësia e vendit ku keni ju.

Ky diplomat i korruptuar, pasi ka mashtruar qeverinë e tij, bashkë me një paraardhësin e vet, vazhdon ta mashtrojë. I thotë se Berisha sulmon ambasadorin dhe qeverinë e madhërisë së tij. E vërteta është se ambasadorit i jam betuar se do ta sulmoj publikisht dhe do ti tregoj qytetarëve dhe botës së çfarë përfaqëson, por nuk kam sulmuar kurrë qeverinë e madhërisë së tij për të cilën kam respektin më të madh.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Akuzon Berisha: Edhe ambasadori i Britanisë në Tiranë, është njëlloj McGonigali i korruptuar | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.