MC Networking

Banesat/ Preçi: S’duhen matur të gjitha shtresat me një metër! Të rritet taksa për shtëpitë e dyta. Dalja e Lames për legalizimet, fushatë (VIDEO)

Kreu i Kadastrës, Artan Lame propozoi dje uljen në tatimin e shitjes së banesave që aktualisht është 15%, gjë që heq automatikisht proceset e përsëritura të rivlerësimit të pasurive. Duke folur mbi këtë çështje në MCN Live eksperti i ekonomisë Zef Preçi tha se rivlerësimi është një formë amnistie, duke vënë në dukje se sektori ka një evazion fiskal skandaloz. Preçi tha se taksa për zotëruesit një pasurie të patundshme është relativisht e lartë për nivelin e të ardhurave në Shqipëri, dhe ulja e taksës do ishte e dëshirueshme. Megjithatë ai është i mendimit se zotëruesit e një shtëpie të dytë dhe të tretë duhet të paguajnë më shumë.

Duke folur mbi mesazhin e Artan Lames, Preçi tha:

E pashë me dy këndvështrime. Nga njëra anë s’duhet të largohemi nga principet e procesit ligjbërës në një vend demokratik siç pretendojmë të jemi. Amendimet ligjore, ndryshimet ligjore, ndërmarrja e akteve ligjore vjen nga programi politiko qeverisës mazhorancës dhe ka të bëjë me mbajtje premtime dhe angazhime. Këto masa, këto akte ligjore, nisen nga principi më e mira më e madhe e shumicës dhe shqetësimi i qytetarëve mund të zinte vend më të madh në debatin politik, mediatik. Së treti është qëllimi. Gjatë dy dekadave të fundit kam konstatuar se qeveria motivohet nga përpjekja për të shtuar të ardhurat buxhetore. Vendosja e taksës përkatëse, përpara se të diskutohet, ka nevojë të shihet çfarë ka sjellë. Duhet ta pranojmë që për sa kohë transaksionet janë të lira, por taksimi është i referueshëm, ka një bazë reference, tregon që edhe transaksionet s’janë plotësisht të lira. Sa ç’është normale të ketë indekse apo përllogaritje nga INSTAT dhe agjenci shtetërore, kur s’funksionon mirë ekonomia përdoret forma brutale, çmimet e referencës. Por janë element i ndërhyrjes shtetërore në ekonomi, disa vargonj që s’e ndihmojnë akcelerimin e tregut.

Funksioni primar i Kadastrës është të zbatojnë ligjet që janë ndërmarrë. Rivlerësimi është formë amnistie. Vëmë re që ka pasur një lloj impakti në shtimin e të ardhurave buxhetore, janë disa dhjetëra milionë euro. Por që ajo duhet lexuar si tregues i evazionit fiskal skandaloz që vazhdon të ketë ky sektor. Në 40 vitet e fundit është provuar se sa më e madhe është taksa, aq më i madh evazioni për ta shmangur. Heqja dorë nga rivlerësimi duhet bërë me një kufi përfundimtar, të themi 31 dhjetor 2023 kjo masë s’do jetë më,  dhe e dyta ulja e arsyeshme e tarifës, taksës, sa i takon transaksionit të shit-blerjes dhe dhurimit të pasurive të patundshme. Por kemi një handikap. Zotërimi i një pasurie të patundshme është subjekt takse, është e vërtetë që janë burime të rëndësishme të të hyrave shtetërore, buxhetore. Por duhet thënë që askund s’ndiqet një politikë që mat me të njëjtën metër si poseduesin e më shumë se një apartamenti dhe.... Në ditët e sotme taksohen njëlloj si familja pa punë, si një grua kryefamiljare, maten me një metër dhe është një taksë relativisht e lartë për nivelin e jetesës dhe të ardhurat e një familje shqiptare. Është e paarsyeshme që zotëruesit e shtëpisë së dytë, të tretë, të paguajnë njësoj si për shtëpinë e parë. Ulja e taksës do ishte diçka e dëshirueshme, sikundër që do ishte e dëshirueshme rritja e taksës për shtëpinë e dytë apo shtëpinë e plazhit. Censusi tregon se 60 për qind e familjeve shqiptare zotërojnë një shtëpi të dytë. Duhen parë edhe raportet klienteliste që qeveria ka me lobistët apo oligarkët e ndërtimit”.

Duke u ndalur te legalizimet eksperti i ekonomisë mendon se dalja e Lames lidhet me fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Nuk kam arritur të kuptojë asnjëherë që si mundet që një shtet vazhdon për interesa elektorale i thotë e gëzofsh tokën, shtëpinë etj atij që e zotëron në mënyrë të paligjshme dhe të përdorësh taksat për ta kompensuar, t’i thuash urdhëro paratë për një tokë të zënë pas vitit 1990. Dalja e z.Lame me keqardhje e them, është në prag fushate, për të joshuar ato 100 mijë dosje që rrinë pezull dhe që s’do zgjidhen as në vitin 2024, as në vitin 2025. Do vazhdojë në çdo fushatë të tundet karta e pronësisë falas, falas shërbimet por jo pronat tashmë e dimë lojën që luhet, dhe e shoh në një kontekst elektoral”.

Sa i takon fiskalizimit të biznesit të vogël dhe të mesëm, ai u shpreh se:

Problemi i vetëm ka qenë kostoja që është shkaktuar padrejtësisht mbi biznesin. Do kishte qenë më dinjitoze për qeverinë që të mbulonte kostot e biznesit të vogël. Paratë që janë shtuar në buxhet nuk i justifikojnë kostot e biznesit”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Banesat/ Preçi: S’duhen matur të gjitha shtresat me një metër! Të rritet taksa për shtëpitë e dyta. Dalja e Lames për legalizimet, fushatë (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.