MC Networking

Radonshiq: Të rrisësh një fëmijë në Shqipëri kushton sa në Europë! Shpenzimet mujore të një gruaje shtatzënë, 34 mijë lekë

Ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiq deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se një gruaje shtatzënë i kushton kujdesi shëndetësor, medikamentet dhe dieta afërsisht sa rroga minimale e një individi, 34 mijë lekë.

Duke vijuar logjikën e saj, Radonshiq tha se kostoja e rritjes së një fëmije në Shqipëri është e barabartë me koston e rritjes së një fëmije në Europë.

Nënat shtatzënë kanë nevojë për dietë të veçantë. Shëndetësia, përkujdesja me medikamente duan një buxhet të veçantë. Nga përllogaritjet, mund të jetë një pagë mesatare e një individi. Mund të shkojë dikur deri tek 340 mijë lekëshi. Këto janë shpenzimet e një gruaja që merr vesh se është shtatzënë. Jemi në një moment, statistikat tregojnë që ka rënie të lindshmërisë. Shqiptarët shtyjnë martesat për më vonë.  Ata që janë të martuar hezitojnë të bëjnë një fëmijë, apo të bëjnë një të dytë.

Kostot e rritjes së një fëmije e kemi sa një vend evropian , ngjasojmë shumë me Italinë. Nuk është nevoja të bëjmë studim i kemi. Të rrisësh një fëmijë kushton sa kushton në Itali, Francë.  

Në Shqipëri kemi një lloj mosbarazie. Në qytetet që nuk ka zhvillim, paga është tepër e ulët, më e ulët se paga minimale. Mosbarazia ka rritur dhe mungesën e cilësisë së jetesës. Qytetarët e Kavajës po vijnë në Tiranë. Këto qytete po boshatisen, kjo ka bërë që disa qytetet të jenë më të zhvilluara.

Familjet i mësojnë fëmijët të varur financiarisht. Duhet të ndjekin kulturën europiane. Kur je 18 vjeç duhet të jesh dhe i pavarur.

Pjesa më e madhe e shpenzimeve shkon për ushqimin dhe veshjet, këto dominojnë. Kujdesi shëndetësor për mua nuk ka qenë ndonjë kosto e madhe. Pjesa më e madhe e shpenzimeve në familjeve shqiptare e zënë ushqimet dhe veshjet.

Nëse del me një fëmijë, ty fëmija të shpenzon 1 mijë lekë. Nëse del 30 ditë, flasim për një pagë minimale, që shkon për gjëra të parëndësishme në dukje.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Radonshiq: Të rrisësh një fëmijë në Shqipëri kushton sa në Europë! Shpenzimet mujore të një gruaje shtatzënë, 34 mijë lekë | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.