MC Networking

Një vëzhgim gazetaresk mbi biznesin e narkotrafikantëve/ Si bëjnë biznes shqiptarët me organizatat kriminale që dominojnë Romën

Mediat italiane tregojnë se si narkotrafikantët shqiptarë bëjnë biznes me organizatat kriminale që dominojnë Romën. Në artikullin e “Irpi.eu” tregohet se si fituan territor shqiptarët në Romë dhe se si krijuan marrëdhënie me napolitanët dhe kalabrezët. Vihet në dukje se shqiptarët fituan pak nga pak territor duke u bërë një grup dominues në kryeqytet. Paratë e aktivitetit të drogës shpesh pastrohen në klube, bare, restorante dhe pika karburantesh. Artikulli vë në dukje se sot klanet shqiptare janë sofistikuar dhe nuk lënë shumë gjurmë të veprimtarive kriminale. Paratë e aktiviteteve të paligjshme investohen shpesh edhe në Shqipëri në resorte luksoze, të komplikuara për t’u sofisitikuar.

Pjesë nga artikulli

Nga vendi i shqiponjave në Romë

Arben Zogu, Dorian Petoku, Elvis Demce, Kolaj Orial, Bardhi Petrit dhe Yuri Shelever janë emrat më të njohur të krimit shqiptar në Romë. Të gjithë ishin pjesë e asaj që hetuesit e quajnë tani "banda e Diabolik", e njohur në lajme si "bateria e Ponte Milvios". Nën hijen e Fabrizio Piscitellit, shqiptarët kishin krijuar një rrjet të gjerë kontaktesh që i lejoi ata të "mbijetonin" edhe pas vdekjes së liderit. Në emër të Diabolik-it vepronin si dhunues, gjobëvënës, shisnin drogë në rrugë dhe i siguronin mbrotje kapos. Grupi ishte gjithashtu në shërbim të napoletanëveqë u vendosën në Romën veriore, duke përfshirë vëllezërit Esposito, Salvatore dhe Genny, të kryesuar nga Michele Senese". Në atë kohë, ishte Arben Zogu, i njohur si Riccardino, ai që koordinonte dhunën në qytet. Në Acilia, epiqendra e komunitetit shqiptar në Romë, Zogu arriti të bënte biznes me klanin vendas Guarnera, përpara se të “pushtonte” Romën veriore. Zogu, megjithatë, kontaktet më të rëndësishme në botën e krimit të organizuar i ka siguruar gjatë qëndrimit në burg në vitin 2013.

Kryeqyteti i trafikut të drogës

Roma është unike në mbarë Italinë. Tregu i drogës është në fakt jashtëzakonisht i gjerë dhe ka vend për të gjithë në metropol, siç dëshmohet nga raportet dhe hetimet e fundit të Antimafias. Për më tepër, marrëdhënia ndërmjet organizatave kriminale është horizontale dhe johierarkike. Secili grup ka një zonë të kompetencës në të cilën mund të imponojë dominimin e tij. Dialogu ka qenë një mjet i domosdoshëm për ruajtjen e të ashtuquajturës pax romana.

Kriminelët shqiptarë hynë në Romë të heshtur. Dhe në indiferencë ata nisën të fitonin territor. Këtë gjë e bënë duke mos shkelur ata që u vendosën përpara tyre në zonë. Ka nga ata që vijnë nga familje me një histori të konsiderueshme kriminale në Shqipëri dhe në vend të tyre ka organizata të drejtuara nga trafikantë të rinj droge: ata flasin dialektin romanesk, janë rritur në Itali dhe kanë konsoliduar lidhje me klanet vendase.

Gjithnjë e më shumë shqiptarë kanë kontakte në Amerikën e Jugut dhe Evropën Veriore në gjendje t'u garantojnë atyre lëndën e parë. Shitja e kokainës bëhet gjithnjë e më shumë duke përdorur teknikën “cotto e mangiato”, siç e përcaktojnë hetuesit. Do të thotë që ngarkesa tashmë është shitur te organizatat që e shesin në sheshe edhe para se të mbërrinte në Romë.

Sapo merren, brenda pak orësh dorëzohen thuajse të gjithë pakot e kokainës dhe paratë mblidhen shpejt. Paratë që shqiptarët pjesërisht i riinvestojnë për të blerë më shumë kokainë dhe pjesërisht, deri pak vite më parë, përfundonin duke u pastruar në klube, bare, restorante dhe pika karburantesh.

Sot klanet shqiptare vështirë se lënë gjurmë të të ardhurave të veprimtarive kriminale: një fenomen që hetuesit e shohin gjithnjë e më shumë në Romë. Të ardhurat e milionerëve sillen në atdheun ku shumë nga agjentët dhe trafikantët e drogës kanë ndërtuar fshatra të tëra dhe resorte luksoze. Pasuritë janë shumë më të komplikuara për t'u arritur me urdhra konfiskimi ndërkombëtare.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Një vëzhgim gazetaresk mbi biznesin e narkotrafikantëve/ Si bëjnë biznes shqiptarët me organizatat kriminale që dominojnë Romën | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.