MC Networking

Porti i Durrësit, Sula: Deputetët që do votojnë pro, do i dënojë historia! Ditë zie për shqiptarët (VIDEO)

Deputeti demokrat Dashnor Sula thotë se vendimi i Konferencës së Kryetarëve është i njëanshëm sa i takon kohës së diskutimit lidhur me projektin për Portin e Durrësit.

Duke folur për MCN Tv, ai deklaroi se çdo deputet ka minimumi 10 minuta kohë, ndërkohë që mazhoranca e ka bërë me një kohë të kufizuar.

Sipas tij, Partia Demokratike ka bërë kërkesë për të rimbledhur Konferencën e Kryetarëve, por se mazhoranca me forcën e kartonëve e mohoi, ndërsa pas protestës së opozitës në Parlament shtoi se beson se do të ketë një reflektim.

Duke folur për Portin e Durrësit, ai deklaroi se nga eksperienca e tij si jurist e njeh mjaft mirë kontratën dhe se duke analizuar një kontratë del në konkluzione nëse një kontratë është e favorshme për një palë apo tjetrën.

Sipas tij, në rastin konkret kemi një kontratë të njëanshme e cila është e favorshme për biznes për ndërtimin e 13 mijë apartamenteve, ndërkohë që shtoi se në një kontratë duhet të ketë dhe kushtet e garancisë.

Në një biznes se ai biznes po bëhet, bëhen llogaritë sa fiton dhe sa humb një palë. Shteti shqiptar po humbet jashtëzakonisht shumë.

Porti i Durrësit do spostohet dhe në gjithë kontratën shteti nuk përcakton se kush do i paguajë paratë për spostimin e një porti në një vend tjetër.

I paguan sërish shteti dhe ne me taksat tona. Bëhen fjalë për 2.1 miliardë euro, që janë para biznesi dhe jo përfitues shteti shqiptar, ku shteti shqiptar fiton 280-300 milionë euro.

Këtu bëhet fjalë thjesht për biznes, që është ndërtimi i apartamenteve.

Faza e parë parashikon 7 mijë apartamente, mjafton të bëj biznesin, ti shesë, në momentin që s’ka interes, e ndërpret investimin.

Kujt do ia marrësh, qytetarit më pas apartamentin. Kush deputet do japë votën pro, kjo është kriminale dhe historia do i dënojë.

Lidhur me anulimin nga Bashkimi Europian të grantit prej 28 milionë eurosh për Portin e Durrësit, deputeti demokrat tha se Shqipëria ka çelur negociatat dhe duhet të respektojë kërkesat e Marrëveshjes së Stabilizim Asoocimit.

Kemi dhe koncensionar në Portin e Durrësit që do fitojnë në arbitrazh. Rasti më i afërt është Kurumi që do përfitojë 100 e ca milionë euro.

Po të bësh gjithë llogaritë jo që nuk dalim me fitim, por hyjmë në një gropë të thellë financiare.

Si mund të ndodh një aferë jashtëzakonisht e pastër në dritën e diellit.

Sa i takon protestës së opozitës në 6 dhjetor, deklaroi se protesta duhen bërë çdo ditë dhe nëse do jetë protestë paqësore dhe sensibilizimi, ku nuk do të ketë asnjë lloj anomalie, e përkrah.

Unë përkrah çdo protestë ndaj kujtdo qeverie, kur dëmtohen qytetarët.

Qëndrim i sotëm i tyre pritet të jetë arrogant, dhe për mua është ditë zie për shqiptarët se bëhet fjalë për një aferë koruptive për njerëz që kanë interesa biznesi dhe interesa korruptive.

Një ditë do iki Rama ngha pushteti, këta ta lënë në derë pastaj.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Porti i Durrësit, Sula: Deputetët që do votojnë pro, do i dënojë historia! Ditë zie për shqiptarët (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.