MC Networking

PE kundër Ballkanit të Hapur, Kalemaj: Lajm i ditës, skeptike ndaj iniciativave të tilla (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me rezolutën e Parlamentit Evropian i cili votoi kundër Ballkanit të Hapur.

Duke e cilësuar si lajmin e ditës, Kalemaj tha se sa i përket çështjeve të politikës së jashtme, ishte befasuese për këdo. Sipas tij, kjo shpreh një skepticizëm të fortë dhe udhëzon shtetet e BE që të kenë rezerva të forta ndaj Ballkanit të Hapur dhe iniciativa që ngushtohen në 3 vende si ky rast.

Në fakt kundërshtimi i Parlamentit Evropian ndaj Ballkanit të Hapur është lajmi i ditës, sa i përket çështjeve të politikës së jashtme, ishte befasuese për këdo. Rezoluta e Parlamentit Evropian ka një rol të rëndësishëm sa i përket rekomandimeve dhe fakti që është me një shumicë të tillë duke parashtruar një rrugë tjetër për integrimin e 6 vendeve, shpreh një skepticizëm të fortë dhe udhëzon shtetet e BE që të kenë rezerva të forta ndaj Ballkanit të hapur dhe iniciativa që ngushtohen në 3 vende.

Lidhur me portin e Durrësit, Kalemaj tha se akuzat e Berishës ishin të pritshme dhe nuk ka asgjë të re, ndërsa shtoi se vetë qeveria po tregon një reflektim të ulët për kërkesat e grupeve të interesit.

Natyrisht që kjo nuk është surprizuese nga Berisha, por duke përfshirë dhe oponencën teknike ndaj atyre që i quan megaafera, kështu që s’ka asgjë të re dhe natyrisht Bashën e ka akuzuar në vazhdimësi si peng jo vetëm të interesave me financimet ruse, por dhe të Ramës dhe në këtë kuadër është dhe deklarata e sotme e Berishës. Sa i përket portit të Durrësit qeveria nuk ka pse të marrë me procedura të përshpejtuar sepse kjo na kujton aferën  me inceneratorët, duket shumë absurde aq më tepër që sot diskutohet buxheti. Nga ana tjetër buxheti është në një kohë krize dhe është i rëndësishëm dhe ka pasur shumë pak diskutime lidhur me kërkesat e grupeve të interesit. Duke vazhduar me reflektim të grupeve të caktuara që janë rënduar nga kriza të gjitha këto duhet të gjejnë reflektim në buxhet dhe opozita këtë duhet të bëjë të denoncojë atje ku ajo sheh se ka afera duke marrë paratë e buxhetit për afera.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
PE kundër Ballkanit të Hapur, Kalemaj: Lajm i ditës, skeptike ndaj iniciativave të tilla (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.