MC Networking

TEC-et lundruese, Xama: Mbulojnë 15% të konsumit, nuk zgjidhin krizën energjetike (VIDEO)

Gazetarja Ola Xama në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar për krizën e energjisë elektrike si dhe TEC-et lundruese, për të cilën u shpreh se ato nuk janë një zgjidhe pasi mbulojnë vetëm 15% të konsumit.

Ajo u shpreh se për dy vite përdorim ato kushtojnë 336 mln euro, ku sipas saj çmimi nuk justifikon prodhimin dhe mbi të gjitha ato punojnë me naftë dhe dëmtojnë mjedisin.

Nëse është bërë diçka e mirë ka qenë reforma në sektorin energjik, por pyetja që shtrohet është a përfundoi ndonjëherë kjo reformë? Pati arkëtime të mira në bilancet e OSHEE, 330 mln euro fitimi që OSHEE kishte realizuar. E kalkuloi këtë që në 2018 sepse më pas ka pasur probleme me importet dhe pas këtij vit është rritur shumë prodhimi i privatëve.

Anijet lundruese do na kushtojnë 336 mln euro, dhe ato do prodhojnë më pak se sa niveli i humbjeve. Duhet të kuptojmë që sot po flasim për kapacitete prodhuese si në kohën e xhaxhi Enver, por çfarë kemi bërë ne në tre dekada demokraci, a ka pasur financa kesh, jo s’ka pasur ose deri diku. Kanë munguar sepse borxhet në sistemin energjetik nuk janë zgjidhur dhe kemi ende një çmim që deri dje ka pasur një çmim 2.6 lekë. Sa vite kemi që flasim për Skavicën, TEC-i i Vlorës i dështuar që sot mund të na duhej. TAP ka përfunduar, por çfarë është bërë me këto masterplane, kanë mbetur vetëm në letra.

Anijet lundruese nuk e zgjidhën krizën, mbulojnë vetëm15% të konsumit, ndihmojnë për rifutje në rrjetin e energjisë elektrike, por a ja vlen vlera që do paguajmë për këto anije? Për dy vjet ato kushtojnë 336 mln euro. Energjia diellore është shumë e shumë më e pastër. Anijet lundruese do të punojnë me naftë dhe ajo është niveli më i lartë për ndotje.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
TEC-et lundruese, Xama: Mbulojnë 15% të konsumit, nuk zgjidhin krizën energjetike (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.