Shqipëria është e përkushtuar për të çuar përpara axhendën e komunitetit LGBT. Gjatë takimit me Grupin Bërthamë LGBTI “E drejta për të qenë unë”, në Nju-Jork, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e theksoi këtë përkushtim, duke e cilësuar çështje prioritare edhe në OKB. Në faqen e saj në Facebook, Xhaçka poston foto nga ky takim.
Nju Jork, Ngjarja Ministrore e Grupit Bërthamë LGBTI “E drejta për të qenë unë”.
Shqipëria qëndron për pjesëmarrjen e plotë, të barabartë dhe kuptimplotë të #LGBTI në të gjitha sferat e jetës publike dhe institucionale. Ne jemi të përkushtuar dhe të vendosur ta çojmë përpara këtë axhendë si çështje prioritare edhe në #OKB.
Megjithatë, në Shqipëri, komuniteti LGBT thotë se nuk e ka parë këtë mbështetje. Në një komunikim që MCN pati me Xheni Karaj, aktiviste dhe bashkëthemeluese e Aleancës LGBT, kjo e fundit tha se mungesa e një reagimi për incidentin në Beograd flet më shumë sesa postimet.
“Ne nga mediat i marrim vesh këto. Ne na rrahën dhe nuk u ndien. Po jashtë shkojnë dhe bëjnë si mbështetësit më të mëdhenj”, tha Karaj.
Tetë aktivistë shqiptarë të komunitetit LGBT, mes të cilëve edhe vetë Karaj, u sulmuan në përfundim të Paradës së Krenarisë të shtunën e kaluar në Beograd.
0 Comments: