MC Networking

Linjë e re ujësjellësi në Yzberisht, qytetarët pa ujë

Furnizimi me ujë 24 orë në Tiranë është një nga shumë premtimet e pambajtura. Në një nga lagjet e reja të Tiranës, atë të Yzberishtit, banorët ankohen për mungesën e ujit në banesat private.

Ata thonë se uji ju shkon vetëm pak minuta nga e hëna në të enjte, ndërsa tre ditët e tjera të javës kjo nuk ndodh. Në këto kushte shpesh detyrohen të kërkojnë furnizim me bote.

Investimet e kryera së fundmi në zonë , nuk e kanë zgjidhur problemin për furnizim në disa banesa private. Shkak sipas banorëve bëhen problemet teknike me karikimin e linjës.

- Erdhi linja e re, linjë e re këtu linjë e re matanë. Ata komshinjtë kanë ne s’kemi tani. Jemi ankuar dhe na thonë se nuk kemi ujë tani se nuk karikohet linja. Shkojmë bëjmë ankesën te ujësjellsi , ditën e dytë edhe ditën e tretë  vjen uji rregullisht vjen me presion, pastaj prapë e njëjta gjë, shprehet një qytetar. Sot përshembull uji ka ardhur vetëm 12 minuta. Ne nuk do ngelemi gjithmomë shko ankohu merri në tel dhe sill ujë, ne duam të kemi ujë gjithmonë.

-Jemi shumë të rregullt me pagesat. Të shtunë, të dielë dhe të hënën, ne nuk na vjen ujë fare. Ata të ujësjellsit, ata që janë të linjës tonë këtej thonë që ujin ne e lëshojmë, po shpërdorohet rrugës. Ku vete, ku shpërdorohet ky ujë rrugës kur nuk vjen këtu?!

“Xhadat” u interesua pranë pikës së Ujësjellës Kanalizime për zonën e Yzberishtit. Përgjegjësi i zyrës, deklaron se nuk kanë asnjë ankesë. Nga ana tjetër qytetarët janë ankuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të UKT. Në këtë pikë, del në pah mungesa e koordinimit mes institucionit epror dhe pikës vartëse për menaxhimin e rastit.   

Gazetarja: Kam një ankesë nga disa qytetarë të Yzberishtit të cilët vuajnë mungesën e ujit të pishëm prej shumë kohësh, prej shumë vitesh.

Përgjegjësi i pikës së shërbimit të UKT: Ne kemi shumë pothuajse që mbi një muaj që s’kemi marrë ankesa fare.

Gazetarja: Tani që po ju vë në dijeni unë, janë disa familje në Yzberisht të cilat vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Përgjegjësi i pikës së shërbimit të UKT: Ne punojmë përditë me ankesa, pothuajse edhe ditë të shtunë  deri nga ora tre, kështu që s’kemi marrë ankesa.

Përgjegjësi i pikës së shërbimit të UKT: Për këtë mund të interesoheni lart tani në drejtori.

Xhadat kërkoi informacion edhe nga Drejtoria e Ujësjellës - Kanalizimeve Tiranë, por deri tani kjo e fundit, nuk ka dhënë asnjë informacion.

 

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Linjë e re ujësjellësi në Yzberisht, qytetarët pa ujë | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.