Përfaqësuesi i Aleancës për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës, ambientalisti Lavdosh Ferruni, kundërshton TEC-et lundrues që do të zbarkojnë në zonën e Triportit në Vlorë, të prezantuara si shpëtim përgjatë krizës energjetike.
Ai sqaroi për MCN TV, se kundërshtimi ndaj tyre vjen për shkak se ka alternativa të tjera më të mira.
Madje citoi edhe atë të përmendur nga ministrja Belinda Balluku por edhe autoritete të tjera, për të pasur kujdes nga çdo qytetar për të kursyer sa mundet, që sipas tij, jo vetëm që paguan më pak, por jep një ndihmë edhe gjithë shoqërisë, se do të importohet më pak.
Do ishte më mirë të përdorej energjia fotovoltaike, e erës etj. Nëse do të realizonim planet e qeverisë, duhet të kishim 400 megavat energji fotovoltaike, por kemi më pak se 100.
Po të kishim realizuar ato, edhe këto 300 megavat të tjerë, do kishim trefishin e këtyre TEC-eve lundruese, që do vijnë për krizën energjetike. Fotovoltaikët janë me efiçencë më të madhe.
Sigurojnë energji të pastër dhe energjia që presim ne këto ditë është mjaft ndotëse me përmasa të jashtëzakonshme.
Lidhur me dëmet që i shkaktojnë këto TEC-e mjedisit dhe buxhetit, Ferruni foli për dëm të dyfishtë, atë mjedisor në ekosistemin e Gjirit të Vlorës, por edhe ekonomik.
Menjëherë afektohet jo vetëm Gjiri, ku do vendosen këto gjeneratorë, se janë shumë herë më ndotës se gjeneratori. Kjo është një ndotje që dihet, nuk është se po e themi ne se ndotet duke djegur naftë të rëndë.
Këto janë të studiuara. Madje bota e ka përcaktuar se sa është edhe ndotja në gjeneratat e ardhshme, si emetimet e dioksidit të karbonit. Në dokumentet që vetë kompania ka përllogaritur që emërimet e CO2 shkon 13%.
Ndërkohë që qeveria ka detyrim që ti reduktojë këto emetime në 11.5% deri në 2030, ne po i shtojmë. Janë disa vendime kontroverse. Nga ana ekonomike është dëm shumë i madh.
Llogaritet se sasia e kapitalit dhe parave të investuara në TEC-et lundrues, apo gjeneratorët lundrues është mbi 700 milionë euro, një shifër e jashtëzakonshme, me të cilat mund të instalohen panele fotovoltaike në Shqipëri me një kapacitet që shkon 700 megavat.
Jo vetëm që realizohet ky kapacitet, por gjeneron energji elektrike për 30 vjet. Ekonomistët duhet të flasin dhe të ngrënë zërin për këtë!
Kemi folur vonë, kemi folur kur ka ndodhur fenomeni me inceneratorët dhe dëmi është kryer, duhet të nxjerrim mësim dhe të reagojnë.
0 Comments: