MC Networking

Varfëria e mësimit/ Kortoçi: Raporti, kambanë për të tërhequr vëmendjen e qeverisë ndaj arsimit në Shqipëri

Sipas një raporti të Bankës Botërore, pandemia e COVID-19 do t’i shtrijë efektet negative për dekada me radhë, për shkak të humbjeve që individët do të përjetojnë nga cenimi i cilësisë arsimore.

Teuta Nunaj Kortoçi, ekperte e ekonomisë e ftuar në “MCN economy”, taksa foli për efektet e këtij raporti specifikoi faktin se raporti ishte një kambanë për të tërhequr vëmendjen e qeverisë ndaj arsimit në Shqipëri. Sipas saj, humbjet gjatë gjithë jetës nga dijet e munguara, për shkak të pandemisë, ishin jo vetëm për vendin, por edhe në rang global në lidhje me kostot që ka sjellë mbyllja e shkollave gjatë pandemisë.

Raporti është një skaner, një kambanë sa i përket nivelit të varfërisë së të mësuarit dhe pasojat unë i shoh më shumë në nivelin parauniversitar dhe atë fillor.

Ajo çka jep raporte, jo vetëm se jep rekomandime ne nivel global, por janë gjëra që na preken gjatë pandemisë, ajo çka është themeltare për të kuptuar se kjo rënie e nivelit të përvetësimit të dijeve dhe themeli i hapave të parë të analfabetizmit të thellë, edhe për më tepër problematika.

Janë probleme që raporti i ngre për ti zgjuar qeveritë për te tërhequr vëmendjen për arsimin. Pandemia krijojë dëme të pariparueshme në arsim. Nëse periudha para pandemisë, llogaria shkonte në 17 trilion dollarë, kjo vlerë është rritur në dy vjet, kjo është efekti dhe problematika shume e madhe sepse u rrit vlera me 4 trilion dollarë vetëm për dy vjet dhe këto ishin arsyet që e frenuan procesin e mësimit online, duke e detyruar edhe prezencën fizike pasi u pa se janë dëme te riparueshme.

Për pedagogen Kortoçi, pandemia dhe mësimi online e gjeti vendin të papërgatitur dhe për rrjedhojë u krijuan dëme të pariparueshme në arsim.

Problematika që e ngre raporti nuk lidhet me të rriturit por me të vegjlit që janë rishtazi në shkollë dhe kanë nevojë për raport me mësuesin,  

Problematiken e shoh më shumë se arsimi para universitar dhe te ai fillor, problematika që solli ishte matja e aftësisë së nxënësve dhe studenteve, duke qenë se nxënësi ishte mësuar të shkonte në klasë, atëherë kjo u distancua në mënyrë të menjëhershme, problemi numër 2 ishte te lëndët shkencore sesa te ato teorike sepse do të jete më e thjeshtë p.sh. të shpjegosh përmes një ekrani e bëri e dhe më të vështirë matematiken, algjebrën, dhe elementi i tretë tërësia që ne vet e ulim interesin, vëmendjen dhe bie interesi ynë.

Të gjitha këto problematika e larguan edhe më tepër vëmendjen dhe përqendrimin e nxënësit kundrejt të mësuarit.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top