MC Networking

Shtyrja e liberalizimit të vizave/ Hoxhaj: BE politikë raciste ndaj Kosovës (VIDEO)

Ish-ministri i Jashtëm në Kosovë, Enver Hoxhaj thotë se nga elementët që ka parë në takimin paraprak të ministrave të Jashtëm të cilët përgatisin samitin në Bruksel, nuk ka qenë në axhendë ndonjë vendim për liberalizim të vizave.

Duke folur për MCN Live, Hoxhaj deklaroi se do të shihet më tej se si do shtyhet një temë e tillë.

Presidentja Osmani ka pasur takim me Presidentin Macron dhe kjo temë ka qenë e bllokuar në 5 vite për shkak të qëndrimit francez.

Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian që nga viti 2016 dhe veçanërisht nga 2018 kanë konstatuar disa herë se Kosova i ka plotësuar gjithë kriteret, temë kryesore e mospajtimit ka qenë qëndrimi francez.

Një vendim i cili nuk do të merret sot nuk do të ishte asgjë tjetër veç një politike raciste nga ana e BE ndaj Kosovës. Nuk ka term tjetër veçse racizëm kryekëput.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Shtyrja e liberalizimit të vizave/ Hoxhaj: BE politikë raciste ndaj Kosovës (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.